Shtypi Malazez: Prapa Listes per Shqiperi Natyrale, qendron Perendimi…

Koco DanajSipas malazezeve, prapa Listes per Shqiperi Natyrale eshte Londra, Brukseli dhe Uashingtoni. Dhe sipas tyre, Lista per Shqiperi Natyrale financohet nga keto qendra.
Komplet mashtrim, Lista per Shqiperi Natyrale mbahet ne kembe vetem me ndihmat dhe kuotat e antareve dhe mbeshtetesve te saj.
Keto dhe te tjera trajtohen ne shkrimin e botuar ne 11 nentor 2014 ne gazeten DAN te Podgorices. Nje pjese e keni shqip .
Dr.Koco Danaj.
PANIK NË SHTYPIN MALAZEZ NGA FRIKA E HUMBJES SË PJESËVE ME POPULLESI TE TJERA TË TERRITORIT TË MALIT TË ZI !
Portali i gazetës malazeze ” Dan” e datës 11 Nëntor 2014, publikon një shkrim me titull ” MALI I ZI,KËRCNOHET NË KATËR ANË” dhe me nëntitull: “PREJ SHTETEVE FQINJË, SHUMË SHPESH ARRIJNË KËRKESA QË PODGORICA ZYRTARE TË HEQ DORË NGA PJESËT E TERRITORIT TË VET”
Shkrimi ilustrohet me një hartë të Malit të Zi, ku territoret e kontestuara paraqiten me ngjyra.
Po përkthej vetëm pjesën që bën fjalë për shqiptarët.
” Kroacia kërkon Prevlakën, Komisioni për rinovimin e Këshillit Kombëtar të Sanxhakut kërkon Plavën, Gucin, Rozhajën, Beranën, Petnjicën,Bijelo Polen dhe Plevlën, disa qarqe të Bosnjës dhe Hercegovinës kërkojnë Sutorinën ,ndërkohë që lista e “Shqipërisë Natyrale”,Aleanca “Kuq e Zi”, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe “Ilirida” duan të marrin Ulqinin, Tuzin, Tivarin Podgoricën, Plavë e Gucin dhe Rozhajën”.
Por, “Dan” më tej vazhdon:..” Vëmendje më të madhe zgjon ” Çështja Shqiptare”, pra dëshira e pjesëve të caktuara të shoqërisë shqiptare që trevat e pjesës lindore të Malit të Zi ku banojnë bashkëkombasit e tyre,t’ju bashkamngjiten Shqipërisë.
Gjithashtu,kjo gazetë shpreh qëndrimin e kryetarit të Këshillit të Lëvizjes për neutralitetin e Malit të Zi, Filip Kovaçeviç i cili mendon “Që nuk është aspak një gjë e rastit që këto dhe qëndrime të ngjajshme ekstremiste të cilat në mënyrë të koordinuar shfaqen në publik tani”. Kovaçeviq në këto sheh
” Dorëshkrimin e shërbimeve intelegjente të NATO-s, të cilat synojnë që të krijojnë ndjenjën e frikës dhe dobësisë në mesin e qytetarëve të Malit të Zi me qëllim që t’ju imponohet hyrja në aleancën ushtarake, si mënyrë e vetme për të garantuar stabilitet politik” .
Pra, mendohet se pas Listës së ” Shqipërisë Natyrale” të Dr. Koço Danaj, qëndron Brukseli, Londra dhe Washington-i . Shkrimi përfundon me këto fjalë te Kovaçeviq i cili thotë :” … Jam i sigurtë që gjurmët e ndihmës së logjistikës financiare për Koço Danaj dhe të tjerëve që dëshirojnë ndryshimin e kufijëve të çojnë drejt Brukselit, Londrës dhe Washingtonit. Mendoi se është me rëndësi që kjo t’ju komunikohet qytetarëve të Malit të Zi, sepse kështu del në dritë natyra e vërtetë e NATO-s”(?!)