Shqiptarët ndëshkuan kombin e vet në mungesë të unitetit! Shkruan Luan-Asllan Dibrani

Historia dëshmon se shqiptarët ndëshkuan kombin e vet në mungesë të unitetit ?

Shkruan Luan-Asllan Dibrani

Më shumë se kurrë, kemi nevoje për një mëvetësi,unitet dhe marrëveshje shqiptare për interesin kombëtar . Kemi nevojë për një “Pakt dhe Vizion të Ri” drejt “Bashkimi Kombëtar.

 

Historike më se miri tregon ecurinë, nëpër etapat e saj, të mos krijimit të unitetit kombëtare asnjëherë në zhvillimin e saj! Shqiptarët lanë veten të mbuluar nga pluhuri dhe harresa e manipuluar dhe diktuar nga politika monarkiste, komuniste dhe më në fund këto „demokratike“!?…
Gjithmonë kishte frekuenca fërkime dhe dilema nga toborre të ndryshme vepruese ;

-në atë të shpërbërjes në aleancë me armiqtë. Në anën tjetër  edhe në atë të lartësimit dhe të ekzistuarit si komb duke u sakrifikuar një varg veprimtaresh në interesin e tij për ta ruajtur, për mos zhdukje!
Etërit tanë dhe patriotët e Kombit ishin në udhëkryqin, i cili u sulmuar përherë në sinjalizimin e zhdukjes nga faqja e dheut ky popull duke pas nën sqetull shërbëtorët e tij „shqiptar“për interesat e të tjerëve.
Skënderbeu ishte i pari qe e nuhati aleancën tradhtare të kombit me forcat e huaja siç ishin ato të perandorisë osmane qe u përdorën kundër popullit tonë më egër se ndaj të tjerëve.
-Figura dhe emri i tij ka mbetur si vlera ma me zë për ta bërë një popull të lartësuar duke luftuar dredharakët dhe tradhtarët nga vet radhet e shqiptarëve !?…
Më së miri historia dëshmon se shqiptarët ndëshkuan kombin e vet më shumë, edhe se vet pushtuesit qe ishin ardhë për një gjë të tillë për ta poshtëruar e gllabëruar.
-„Interesat personale shumë mirë na e rikujtojmë tradhtinë qe i bënë vet shqiptarët madje edhe nga farefisi i ngushte  Skënderbeut, që për fat të keq edhe tani po e përcjellë një gjë e keqe këtë popull që kurrë nuk mund e din se kush, kujt i shërben“?
-Skënderbeu, pati synim me shpat në dore për “Evropën dhe pro Perëndimit”, sikurse edhe Nënë Tereza me virtytet humanitare e njohu bota,por edhe Ibrahim Rugova me penë dhe Adem Jashari me pushkë,u përpoqën ta rreshtojnë këtë popull në mesin e familjeve të Evropës dhe  perëndimit.

-Baballarët tanë u treguan vigjilent,që gjerat elementare i përzgjodhën pro Evropës dhe perëndimit, sidomos me rastin e alfabetit duke ja kthyer shpinën atyre grek, arab e sllav,por morën atë latin që sot jemi të kuptueshëm dhe të privilegjuar edhe nga të tjerët në Evropë. Sot shqipja është një gjuhë indoevropiane, që dha shumë nga vetja dhe fjalët tona sot përdoren edhe në gjuhët e botës. Ata përzgjodhën sistemin qeverisës atë republikan.
Populli shqiptar, ishte ndër popujt më të persekutuar dhe te terrorizuar nga pushtuesit  otoman , ajo u theksuar më shumë se tek popujt tjerë qe edhe sot me miliona shqiptare jetojnë ne Turqi edhe pa me te voglën  të drejte !
Historia e dëshmoj se shqiptaret ishin hyzmeqar të pushtetit otoman me shumë se popujt fqinje, prandaj si pasojë e asaj kohe shqiptarët mbeten të shpërndarë në disa shtete të Ballkanit.

Dikush edhe sot në politiken ditore, po bëhet argat i huaj, pa vizion kombëtar ,madje edhe shërbëtor mercenar për te bërë luftëra në vendet e huaj, kur llogaritet se vendi ynë ka mbetur ,një Shqipëri që rrethohet nga shqiptarët, fqinj me Kosovën ,Çamërinë në Greqi , Plavë e Guci e Ulqin me Malin e Zi,, me shqiptarët në Maqedoni,Lugina e Preshevës Medvegjen e disa zona me shqiptar në Serbi.

Sërish si Etërit tanë themelues të dikurshëm të vlerave kombëtare edhe ne sot kemi të njëjtin udhëkryq te përplasjes drejt “ Lindjes apo Perëndimit”por rruga e jone është me perëndimin ku eshte perspektiva  ,kultura ,ekonomia dhe ardhmëria jonë duke e lartësuar dhe ruajtur   aleancën tonë   në krye me SHBA-të.
Më shumë se kurrë, kemi nevoje për një mëvetësi,unitet dhe marrëveshje shqiptare për interesin kombëtar . Kemi nevojë për një “Pakt dhe Vizion të Ri” drejt “Bashkimi Kombëtar.