Shqipëria dhe Maqedonia shfaqin hapur pakënaqësitë që kanë ndaj njëra-tjetrës .

     Edi-Rama 2      Shqipëria dhe Maqedonia shfaqin hapur pakënaqësitë që kanë ndaj njëra-tjetrës sa i përket respektimit të të drejtave të shqiptarëve dhe _maqedonasve në vendet respektive. Kryeministri Rama i sapokthyer nga Brukseli, ka pritur në takimin e tij të parë me një zyrtar të huaj, Presidentin e Maqedonisë, Ivanov, ku siç edhe konfirmuan vet më pas në konferencën e përbashkët për shtyp, u ngritën shqetësimet që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe të maqedonasve në Shqipëri. Rama theksoi se i kishte shprehur Presidentit shqetësimin e qeverisë shqiptare lidhur me zbatimin e marrëveshjeve që garantojnë bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni. “Ne kemi qenë dhe mbetemi të shqetësuar për implementimin e marrëveshjeve dhe mekanizmave të dakordësuara edhe me partnerët ndërkombëtarë, lidhur me mbarëvajtjen e bashkëjetesës mes maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni”, u shpreh Kryeministri Rama më pas për mediat në konferencën e përbashkët. Gjithashtu Rama bëri të ditur se edhe miku maqedonas i kishte ngritur atij shqetësimin për respektimin dhe trajtimin e pakicës maqedonase që jeton në Shqipëri. “Nga ana tjetër, zoti President më shprehu shqetësimin e tij, që të këtë më shumë vëmendje dhe më shumë hapësirë për pakicën maqedonase në Shqipëri”, – deklaroi më tej Rama. Lidhur me shqetësimin e presidentit Ivanov për më shumë vëmendje dhe më shumë hapësirë për pakicën maqedonase në Shqipëri, Rama nënvizoi se “e marr këtë mesazh jo thjesht si një detyrim të shtetit tonë ndaj çdo pakice, por edhe si shprehje të një fakti të thjeshtë, që ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që ne vetë nuk jemi në gjendje ta plotësojmë për të tjerët”. Ndërsa presidenti Ivanov pasi shprehu kënaqësinë e të qenit mysafiri i parë që takohej me kryeministrin Rama, tha se e ardhmja europiane e Maqedonisë dhe Shqipërisë është një faktor bashkimi e si pasojë kjo duhet të përkthehet në projekte konkrete.“Patëm një bisedë konstruktive dhe kuptimplotë, ku u ndalëm në çështjet që na shqetësojnë në rajon. Na presin ndërmarrje dhe projekte të përbashkëta që do të jenë në favor për të gjithë ata që jetojnë në këtë rajon. Konkluzioni i bisedës sonë ishte se BE është instrumenti që mund të ndihmojë dhe të mbështesë të gjitha vendet tona. Është hera e parë që ne bashkohemi dhe kjo ndodh në emër të së ardhmes. Është pikërisht kjo e ardhme europiane që na detyron në plotësimin e standardeve europiane. Kështu, duke qenë të përkushtuar me axhendën europiane, ngushtojmë hapësirat për ata që na duan të keqen, duke kryer veprime që s’janë në favor të qytetarëve tanë”, – u shpreh Ivan