Serbet e qeverisë, ende shprehen per Kosovën; Isitucionet e Krahinës

Pas shkarkimit të ministrit JabllanoviqJoblanoviç nga kryeministri aktual i Kosovës Mustafa ,kan nisur reagimet e palës Serbe duke lënë të nënkuptohet se pas kosultimeve me Beogradin do vendosin nëse do të qëndrojnë në kualicion apo jo …Sipas një botimi të zhvillimeve të fundit në faqen elektronike Shqiperia e Bashkuar Thuhet;
SHKARKIMI I JABLLANOVIQIT, ZEMËRON BEOGRADIN
“Vendimi i njëanshëm i i kryeministrit të Kosovës Ise Mustafa dhe i zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi për të ndërruar ministrin Jabllanoviq është gabim shumë i madh”, ka thënë sonte drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq.
“Jabllanoviq nuk është fajtor për çfarë një pjesë e opinionit shqiptar demonstron dhe e akuzon. Vendimet për hapat e mëtejmë do të merren pas takimit të anëtarëve serbë të Qeverisë së Kosovës me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq”, ka thënë GJuriq përmes një kumtese.

“Nuk do të pranojmë poshtërimin e përfaqësuesve serbë në institucionet e krahinës” , ka thënë Gjuriqi.

© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.
JABLLANOVIQ: MË SHKARKUAN, DO TË KONSULTOHEMI ME BEOGRADIN NËSE LISTA SERBE DO TË QËNDROJMË NË QEVERI

Ministri i shkarkuar në Qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq ka thënë për mediat serbe ka pranuar se nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit, por se është shkarkuar nga kryeministri Isa Mustafa.

“Protestat e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë qenë kundër meje, aq sa kanë qenë kundër serbëve dhe pjesëmarrjes së tyre në qeveri”, transmeton lajmi.net.

Lidhur me qëndrimin për planet e mëtutjeshëm të Listës Serbe për qëndrim apo jo në koalicionin qeverisës, Jabllanoviq ka thënë se një vendim të tillë do ta marrin pas konsultimeve me Qeverinë në Beograd dhe faktorët tjerë relevantë.

© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.