Segmenti i rrugës Mamurras – Milot ndër akset kryesore të Kurbinit do mbetet problematik… A Zani.

Rruga

AhmetiSegmenti i rrugës Mamurras – Milot ndër akset kryesore të Kurbinit do mbetet problematik nga mungesa e punonjësve të mirmbajtjes. Investimi i saj ka patur kosto të lartë në rikonstruksionin e saj, ndërsa tashmë syri nuk sheh asnjë punëtor në këtë aks rrugor, me qëllim mirmbajtjen e saj.
Reshjet e ditëve të fundit do të krijonin mjaft prurje në sipërfaqe të rrugës duke u bërë pengesë për drejtuesit e automjeteve. Nga sa mësohet një kompani private ka në mbikqyerje me qëllim mbajtjen në gadishmëri të aksit rrugor Mamurras- Milot e cila është me parametra, por që rrezikon të dëmtohet. 15 km rrugë e asfaltuar në disa pjesë të saj me barriera anësore, trotuare, me sinjalistikë deri dhe me ndriçim në afërsi të qyteteve, do t’i mungojnë pak punonjës, kur egziston fakti që nuk do të shohësh ndonjë punonjës dhe jo më mjet për t’i shërbyer këtij aksi rrugor gjë që nuk është në rrugën e duhur nga neglixhenca e firmës private. Kjo do të ishte në interes dhe në ruajtjen e asaj që është ndërtuar ruajna o Zot nga heqja e barrierave për interesa private si mall për skrap, si dhe materialeve të tjera që funksionojnë në shërbim të aksit rrugor nga Mamurrasi në Milot investim dhe nga taksapaguesit.