Samaras: Gjuhën maqedone e shpikën komunistët

  Antoni Samaras Greeces-New-Democracy-leader-Antonis-Samaras-via-AFP    Kreu i Ekzekutiviti grek Andonis Samaras, sot në Parlamentin Europian në Strazburg ka deklaruar se nuk e kishte ditur se ekziston gjuha maqedonishte dhe se kjo gjuhë është shpikur nga komunistët, ka njoftuar korrespondenti i MIA-së nga Strazburgu..

Kryeministri greke këtë e ka thënën duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentit të MIA-së, e cila kishte të bëjë me procesin e zgjerimit të BE-së gjegjësisht se si Maqedonina do të përparojë në Europën e integruar, duke patur parasysh faktin se pengesa kryesore është pikërisht kontesti me emrin, me te cilin po e bllokon Greqia, në momentin kur tanimë Serbia i ka filluar bisedimet, kurse Shqipëria e mori statusin e kandidatit.

– Injorova se gjuha maqedonishte ekziston. Procesi i integrimit nuk  bëhet sipas orarit, por sipas meritave. Në Këshillin e Evropës vendosëm që të mos çelim negociata me shtetet të cilat edhe sot nuk i kanë përmbushur kriteret, sepse me këtë do vihej në pikëpyetje kredibiliteti i tërësishëm i procesit të zgjerimit të BE-së. Tani kur ma keni shtruar pyetjen, dua të shtojë se, kur mos lëshuarja pe e zëvendëson dialogun, gjërat bëhen shumë të vështira për t’u zgjidhur. Sa i përket Greqisë, në vlerësojmë se “Skopje” është treguar shumë e ngurt në qëndrim duke mos lëshuar pe, dhe kjo është shenjë jo e mirë jo vetëm për Greqinë por për gjithë botën”, ka deklaruar kryeministri grek Samaras.

Duke reaguar aty për aty gazetari i MIA-së, tha se gjuha maqedoniashte ekziston dhe se njihet si gjuhë nga linguistët, dhe se kjo gjuhë, nuk është e shpikur

Duke iu përgjigjur sërish kryeministri grek Samaras, në gjuhën frënge, tha se gjuha maqedoniashte është shpikur nga komunistët. “Ka shumë gjëra të cilat komunistët vet i kanë shpikur, dhe nuk do të doja më shumë të flisja për këtë”, ka thënë kryeministr grek Samaras, transmeton gazeta “Lajm”.