Sa e ligjshme ishte Konferenca e Londrës ?

fototo Koco danajKonferenca e Londrës nuk është një konferencë zyrtare. Që në fillim, ajo mori vendim që të mos mbante proces-verbal. Një veprim i tillë, të kujton veprimet e atij që bën një krim dhe merr masa të fshehë gjurmët e krimit. Këtë e pohon vetë drejtuesi i Konferencës ish-ministri i jashtëm britanik Grey në Kujtimet e tij. Ja pohimi: …Ne ishim gjashtë: Lichnoësky, Mensdorff dhe Imperiali, respektivisht ambasadorët e Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë; Cambon dhe Benckendorff, ambasadorët e Francës dhe të Rusisë, dhe unë për Britaninë e Madhe. Më takoi përgjegjësia e drejtimit, por ne vendosëm t’i thjeshtojmë procedurat dhe të bënim një komitet miqsh, ashtu siç edhe ishim. Në mblidheshim pasditeve, zakonisht rreth orës 4 dhe diskutonim deri rreth orës 6 ose shtatë me një pushim të vogël çaji. Konferenca vazhdoi deri më gusht 1913…(Edëards Grey, Memoires, faqe 248, botimet Payot, 1927). Fakti i dytë: Kjo konferencë nuk u mblodh, për të diskutuar pavarësinë e Shqipërisë së shpallur në 28 nëntor 1912, por për të pajtuar Serbinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Greqinë me Turqinë. Ja pohimi i ambasadorit francez në këtë konferencë, Pol Kambon: “U mblodhëm sot datë 16 dhjetor për të arritur një marrëveshje midis Serbisë, Greqisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Turqisë në zyrën e Greyt” (Kambon, Korrespodenca, faqe 31, Botimet Grasset). Fakti i tretë: Pjesëmarrësit e asaj që u konsiderua padrejtësisht Konferencë, pranojnë me pohimet e tyre, se ata nuk morën asnjë vendim. Takimi midis tyre, të ngjan më shumë me një “Kazino Politike”, në tavolinën e së cilës ishin trojet shqiptare. Cilat janë Pohimet: – Grey: …Nuk pati as mbyllje solemne, ne nuk bëmë fotografi grupi, nuk na dhanë asnjë falënderim apo fjalim lamtumire; thjesht ndaluam së takuari. Ne nuk kishim përcaktuar asgjë, as detajet e kufijve shqiptarë….(Grey, Memoires, botime Payot, faqe 253). Fakti i katërt: Përfaqësuesit e 6 fuqive të mëdha, nuk u morën asnjëherë me aktin e shpalljes se pavarësisë së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912 nga politikanët shqiptarë që nga Kosova deri në Çamëri, që nga Durrësi deri në Shkup. Kemi të bëjmë me një akt juridik, i cili i u injorua përgjatë çdo takimi. Qeveria shqiptare që u krijua pas 28 Nëntorit ishte një qeveri e përbërë nga përfaqësues të të gjitha trojeve shqiptare. Për shembull, ministër i Mbrojtjes ishte Mehmet Pashë Dëralla nga Tetova, ministër i Bujqësisë ishte Hasan Prishtina nga Prishtina. Kryetar i Asamblesë ishte Vehbi Agolli nga Dibra e Madhe. Ndërsa dy vjet më pas, po këta ambasadorë, me Traktatin e fshehtë të Londrës vendosën ta copëtojnë sërish kombin shqiptar, duke quajtur Shqipëri vetëm një krahinë muslimane përgjatë lumit Shkumbin dhe duke ja dhënë territoret e tjera Italisë dhe Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Prandaj me një material, prej 25 faqesh ne i kemi kërkuar “arbitrit” ndërkombëtar anullimin e mbledhjes famëkeqe të Londrës. I kemi servirur atij fakte të reja, pohimet reale të atyre që kanë qenë në Londër në 1913. Ne do të servirim edhe takimi Bismark-Abdyl Frashëri pas Kongresit të Berlinit, edhe vendimet e Konferencës së Potsdamit të korrikut 1945 mbi trajtimin e minoriteteve nacionale lidhur me problemin çam. Na kërkohet edhe një peticion dhe mbështetja e tij me firmat e shqiptarëve. Do ta bëjmë edhe këtë. Dhe fundi do të jetë: Shqipëri në kufijtë e saj natyralë. Dhe fundi do të jetë: Paqe dhe stabilitet në rajon.
Prof K.Danaj.