Ishin ivenstime ndër vite gati shekullore, ishin djersa e gjak i pastër shqiptarie !!!
Boshti Athinë-Beograd detyroi shkatërrimin e 500 fabrikave në Shqipëri nga viti ’90 – 95′. Rezultat i luftës së tregjeve ‘kla-s-nore’ ndërkombëtare.
Në Shqipërinë e viteve ’90 – ’95 ishin në gjendje pune rreth 500 fabrika, të cilat në fakt ishin relativisht të amortizuara dhe kështu nuk ishin rrezik për konkurencë në tregun e jashtëm, gjithsesi u urdhërua të shkatëroheshin, kjo për arsyen e vetme sepse normalisht pjesa më e madhe e fabrikave tona prodhonin produkte, të cilat me fare pak investime dhe rinovime, shumë shpejt ato do të ringriheshin në fuqi konkuruese produktesh dhe me kosto tepër të lirë.
Fabrikat tona posedonin strukturën e duhur ato ishin në territore shqiptare të garantuara me ligj , ku asnjë lloj reforme nuk mund ti shfuqizonte dhe ti shpërbënte ato deri në limit, plus këtu krahun e lirë puntorie dhe me specialistë me një eksperiencë shumvjeçare, ku fabrikat tona do të mundeshin të konkuronin tregun e jashtëm brenda një kohe relativisht shumë të shkurtër, ato do të mund të furnizonin tregun vendas 100% dhe pse jo më tej.
Ky ishte shkaku ku: Serbi+Greqi nën sqetullat e Rusisë “Rozë” u detyruan të shpenzojnë qindra miliona dollarë direkt mbi persona antishqiptarë qeveritarë Shqiptar, me kushtin e vetëm, shkatërrimin e çdo fabrike ekzistente.
Kështu në Ballkan, Shqipëria normalisht do dorëzohej pa kushte përballë “klaneve armatës” së prodhimeve Serbe dhe Greke, e po ashtu përballe krejt prodhimeve europiane, atyre aziatike e me tej.
Normalisht Serbët, Grekët, ruso-turqët, paguan dhe ende vazhdojnë te paguajnë qeverinë tonë “antishqiptare” për të realizuar falimentin e ekonomisë Shqiptare në shkallën ‘0’ – Zero !
Ishin dhe janë kupola e jonë prej tradhetaresh kryesuar këtë shtet ndër shekuj tashmë, të cilët me ndërgjegje të pastër, të vetdijshëm, punuan dhe vazhdojnë ende sot për një pushtim të pastër ekonomik të Shqipërisë, i cili tashmë është ‘fakt’ për fat të keq, krejt i realizuar nga tradhtarët e kombit Shqiptar.
Me shumat e medha monetare te pagimit te asistencave per punonjesit e hedhur ne rruge fare mire munde te investohej ne rinovimin e linjave te teknollogjise bashkekohore dhe prodhimi te vazhdonte duke garantuar fuqine punetore e tregun e lire . Shkaterimi dhe shitja per skrap e shume makinerive duke bere eleminimin e plote te prodhimit vendas kerkon shpagim dhe mbajtjen e pergjegjesise pre autoret e ketyre veprimeve antikombetare . Teoria konspirative e dashakeqese se : Gjithcka e ndertuar prej diktatures duhet te shkaterohet! Ishte nje thirje dashakeqese e armiqeve te ketij kombi te shume vuajtur qe prej 2000 vitesh e ne vazhdim . Ashtu sic po kerkohet dalja para ligjit e te gjithe abuzuesve te ashtuquajtur politikan apo nenepunesa ,te kerkohen edhe autoret e programit antikombetar te shkaterimit dhe eleminimit te gjithe fabrikave uzinave , kombinateve e gjithe prodhimit vendas .
Ok, askush në vendin tonë nuk mban përgjegjësi për aq kohë sa i falemi kotheres së bukës, asaj cope kur na i hedhin ndër gjunjë përulur dhe ne sahanlëpirsat – zagarë, jargavitemi para saj.
O Shqiptar! Do ta kemi ndonjihere drejtësinë, ekonominë e duhur dhe do e gëzojmë këtë vend – hyjnor? Sigurisht që po, por vetëm kur të jemi të bashkuar, vetëm atëhere kur gjithë klasën politike tashmë 27-vjeçare do të mundemi ta nxjerim para pergjegjesive per gjithcka qe ajo lejoi apo inicioi te ndodhete .
Tek e fundit, përse gjithë këto Fabrika, Uzina, Kombinate, e objekte të tjera produkt-prurese duheshin shkatëruar nga themeli ???Kush duhet te pergjigjet per nje veprim te tille?!
Aleksander Hasanas