Rikard Shpori, shqiptari i parë qe merr Çmimin ‘Mirenjohje ndaj Vullnetarëve’ nga Bashkia e Montrealit.
( Une jam Shqiptar dhe keshtu jemi ne Shqiptaret Bujar dhe Bamirsa me zemer te bardhe )
Qarku i Villeray-Saint-Michel-Parc-Extension është krenar për Çmimin e Mirenjohjes ndaj Vullnetarëve qe mori z.Rikard Shpori, anëtar i një organizate jo-fitimprurëse, për angazhimin dhe veprimtarinē e tij, vlen të përmendet e çmohet. Kjo është një mundësi e madhe për organizatat e ketyre distrikteve për të nxjerrë në pah punën e vullnetarëve të tyre të përkushtuar.
Mbrëmja festive e Çmimit ‘Mirēnjohje Vullnetarëve’ u mbajt të premten, më 17 Prill.
Ndërmjet kërkesave të paraqitura nga organizatat e njohura ne Kebek, figuron dhe emri i shqiptarit Rikard Shpori, i cili kontribuon prej vitesh si vullnetar në Organizatën Humanitare mbi Moshën e Tretë “Filia”.
Kandidatura e tij për Çmimin ‘Mirënjohje ndaj Vullnetarëve’ u propozua nga organizata jo-fitimprurëse “Filia” e cila vepron në distriktin Parc-Extension dhe bën pjesë në programin për ‘Njohjen e Organizatave’ në qarkun e Villeray-Saint-Michel-Parc-Extension Montreal. Komiteti qe pëzgjodhi midis vullnetarëve z.Shpori, përbëhej nga shtatë antarë të qarkut Montreal.
Sipas Znj. Valerie Leduc, organizatore e këtij aktiviteti, Z.Shpori u përzgjodh mes 48 kandidatëve nga Montreali. Ceremonia e dhënies së çmimeve u u shoqërua edhe nga një mbrëmje festive ku nuk mungonte edhe prania e shumë personaliteteve të jetës politike, sociale dhe kulturore te Montrealit. ‘Doja ta ndaja me ju këtë lajm kaq të bukur dhe të gëzueshëm njëkohësisht, ku si shqiptar duhet të ndihemi krenar për vlerësimin e bërë ndaj z.Rikard Shpori, pasi edhe për herë të parë Bashkiae Montrealit dekoron një Shqiptar për punën e tij vullnetare, në ndihmë të personave dhe familjeve në nevojë dhe ne veçanti atyre të Moshës së Tretë si pjesë e Organizatës Humanitare më të madhe për këtë moshë, në Montreal, FILIA .
Ky event me mbi 850 të ftuar dhe pjesëmarrës, i organizuar nga Bashkia e Montrealit, u pasqyrua edhe nga shumë prej kanaleve televizive lokale.
Një nga të vecantat në këtë cermoni ishte se bashkë me familjen e z. Shpori ndodhej edhe Regjisori dhe Aktori Shqiptar z.Genti Bejko, i cili gjithmonë e ka përkrahur në iniciativat e tij te bamirësisë dhe humanitarizmit.
Regjisor -Aktor, Gent Bejko duke e uruar z.Rikard Shpori
Momente prekëse ne sytë e dy djemve dhe bashkshortes se tij kur Nënkryetarja e Bashkisë së Montrealit, znj. Mary Deros sëbashku me Kryetaren e Minibashkisë Znj.Annie Samson, i dorëzuan çmimin dhe dekoruan z.Shpori.
Në fjalën e falenderimit, z.Shpori nuk harroi të përmendte krenarinë e origjinës së tij Shqiptare duke cilësuar se dy nga cilësitë më të mira si Shqiptar janë te qenit bujar dhe me zemër te bardhë. Bukë, kripë e zemër pa dallim feje kombësie, apo ideje. Jemi njesoj si çdo komb tjetër, mjafton të kemi dëshirën dhe vullnetin që të ndihmojmë çdo njeri që ka nevojë. Fjalë të cilat u pritën me duartrokitje të ngrohta dhe dashamirët në këtë ceremoni.
Gjithashtu, z.Rikard Shpori është zgjedhur prej komunitetit Shqitar edhe si President i Shoqatës Shqiptare të Kebekut në Montreal.
I urojmë z.Rikard Shpori gjithë te mirat në arritjet dhe veprimtarinë e tij vullnetare.
Faleminderit që kontribuon në nxjerrjen ne pah te vlerave tona humanitare.
Rikard Shpori me Keshillin Drejtues te Komunitetit Shqiptar te Kebekut e Montrealit
Certifikata e përsosmërisë për Rikard Shpori. Për angazhimin e tij si vullnetar dhe për përsosmërinë e kontributin e tij në mirëqenien e qytetarëve.
Anie Samson Keryetare,Mary Deros,Nenkryetare e Bashkise Montreal
Rikard Shpori me te moshuarit e Organizates ” FILIA “
Rikard Shpori, me Kryetaren Anne Samson, Nenkryetaren Mary Deros, si dhe me personalitete te Komuniteteve te ndrysheme, ne fotografin Oficiate te Bashkise Montreal.