Rama – Vuçiç ….Civilizimi perballe Obskurantizmit. Opinion nga Adriatik Dosti.

Opinion
Foto Rama vucic 3
Aspak e deshiruar nga serbet ,e mezipritur nga Rama …ne fund te fundit as edhe e parashikuar ose e protokolluar por saktesisht e detyruar dhe e urdheruar ….nisi ne mengjezin e se henes se 10 nentorit 2014 vizita e te parit Kryeminister Shqiptar ne Beograd pas 68 vjetesh …kohe kur Hoxha e Tito putheshin e perqafoheshin per pazaret e tyre te suksesshme mafioze ne dem te ceshtjes kombetare shqiptare….
Dhe provokimi i pare nis sa miku nga Shqiperia ve kemben ne token serbe….Mungon Flamuri Kombetar i Shqiperise [????? ] ne pritjen zyrtare ,c’ka eshte Nr 1 ose germa A ne pritje te tilla ndershteterore.Serbet qe ketu kane prere mikun ne bese …e njohur dhe jo per here te pare beseprerja serbe behet evidente ,banale si dhe shokon opinionin boteror dhe vihet me te drejte ne qender te Mediave boterore ne komentet e tyre te para…Jam mese i sigurte se ka qene nje provokim i qellimshem duke shpresuar tek nje incident i mepastajme ne menyre qe ngjarja te merrte permasa te tilla qe mundesisht te pezullonte viziten e Kryeministrit shqiptar ne kete vend ….aq shume e deshiruar dhe e mirepritur kjo nga serbet marre parasysh qe Protokolli i vizites parashikon viziten e Rames ne Presheve …c’ka serbeve ju djeg aq fort. Por nese serbet historikisht kane qene te trashe ne sajimin e incidenteve te tilla [ quaje me mire jane dalluar per autogola politike ] miku nga Shqiperia u tregua skile …e kaloi me qetesi e mencuri situaten e pa deshiruar .Personalisht mendoj se duhej ta kishte bere publike ne Konferencen e tij te shtypit me gazetaret e tu a kishte lene dopio 6 ne dore boterisht beseprereve te Beogradit .Po keshtu mendoj se i menjehershem duhej te qe edhe reagimi ose nje note e ashper proteste nga ana e Ministrit tone te Jashtem Bushati . drejtuar Shtetit Serb e homologut te tij Dacic.. por Kryediplomati yne s’po ndihet gjekundi….
Nejse ,pas bisedes se veshtire koke me koke Rama – Vucic e cila zgjati tej kohes se limituar erdhi konferenca e shtypit ….Ketu duket se gota e stermbushur u derdh …por me te drejte .”Sa me pare e sa me shpejt ta njihni Kosoven si shtet te Pamvarur ,te cilen e njohin me shume se 108 vende …aq me shpejte se bashku do te ecim drejt integrimit Europian ,Kosova tashme eshte nje realitet i pakthyeshem e i pa mohueshem …ka thene Rama .Kaq eshte dashur qe fytyra e politikes se vertete shteterore serbe te dale ne pah realisht …pa masken e saj te zakoneshme qe e mban ne maredheniet e saj me Europen e Boten…Vucic bie ne gracken e Rames….si nje shovinist e pse jo fashist i deklaruar serb e Antishqiptar i terbuar pjelle e Miloshevicit e kelysh i Sheshelit e Nikolicit ,,,ben veprime sa idioteske e qesharake po aq dhe te pa kontrolluara e duke shkelur cdo lloj protokolli e miresjellje minimale kur ke mikun ne deren tende .Shefi i politikes serbe e quan provokim te rende permendjen e Kosoves ne fjalimin e mikut duke hequr kufjet e perkthimit demonstrativisht nga veshi….Cudi cdo lloj realiteti te ri te krijuar tash prej disa vitesh ne Ballkan serbeve ju duket provokim …. nderkohe qe une as me shume e as me pak e lidh kete me patologjine t tyre te semure te inferioritetit te krijuar nga driteshkurtesia e tyre politike., pasoje e se shkuares se tyre te erret obskurantiste e shoviniste.Reagimet e Vucicit ,si ne fjalen e tij por sidomos pas pyetjeve te gazetareve e fjales se Rames ishin sa te pa pranueshme aq dhe qyqare, te pa civilizuara e anti qyteteruese …Mosdhenia e dores mikut ne shtepine tende nuk fyen ate por te zotin e shtepise …kete Vucici i vogel i Putinit e harroi …duke treguar hapur injorancen ,megallomanine e deficencen e tij jo vetem politike por njerezore ne rradhe te pare ….Por incidentet kane ende rruge per te bere me sa duket …ku vizita e neserme ne Presheve ka kohe qe ja u ka larguar gjumin nga syte obskurantisteve te Beogradit .Nje dite para derguan Vulinin ne Lugine per te terrorizuar popullsine shqiptare te atjeshme qe po e pret me nje entuziazem te vecante viziten e K/ Ministrit shqiptar ne trojet e veta.Presheva eshte mbushur me flamuj serbe e postera te Vucicit …ata shqiptare qe po vendosin flamuj te kombit te tyre e foto te Rames po ndalohen neper stacionet policore serbe ..Rames i deformohet pothuajse 75 perqind axhenda e vizites se shume perfolur.. madje ende pa e nisur ate .Keshtu i pari qe Presidenti serb Nikolic qe ne menyre demonstrative e publike refuzoi takimin me te …me pas u anullua ”per ceshtje sigurie” ecja e tij e planifikuar neper rruget e Beogradit …me pas u fshi edhe ”dhenia e celsave te kryeqytetit serb ” ne menyre honorifike nga Kryebashkiaku serb.Vihet ne pikepyetje ,sipas mediave serbe [te besueshme e te aferta me qeverine e Vucic ] fjalimi i tij para popullit ne Presheve Sidoqofte vizita beri vetem njerin hap …neser ka te dytin po aq te rendesishem .Te shohim cdo te ngjase …nga serbet i pret te gjitha.Duket se flamuri kuq e zi vazhdon te mbetet gogoli e makthi i tyre qe se bashku me Kosoven i ka nxjerre krejtesisht nga binaret europiane…Ne stadiumin e tyre para nje muaji e fshehen ,me pas e dogjen ,sot ne Aeroport se vune fare…Sa qejf e kane te zinjte kete lojen me flamuret…por harrojne se s’pyet SHQIPONJA per mickonja……Nganjera ane me mire qe ndodhi e po ndodh keshtu …Europa e Merkelit e Bota e Ban Ki Munit [ por dhe FIFA ,UEFA Blater e Platini ] kane rastin me te mire . te shohin fytyren e ”vertete europiane” te Serbise .. si dhe llogjet e saj per gjoja angazhimet serioze ne integrimet Euro – Atllantike …ku ”na e paska bllokuar ”vetem Shqiperia…..
nejse K/ Ministri shqiptar pati kurajo civile te admirueshme e seder te lavderueshme kombetare ,ku ate qe artikulohej nen ze e mermeritej nga politikanet shqiptare te te gjitha ngjyrave prej kohesh, ja tha troc ,sakte ,shqip e teper te argumentuar mikpritesit te tij ne shtepine e vet.Rama foli,reagoi e komentoi si Europian ,si njeri e shqiptar i civilizuar e qyteteruar ,,,nderkohe qe homologu i tij tregoi fytyren e vertete te politikes se sotme e te se shkuares se Serbise.Shqiptari shprehu e tregoi gadishmerine per paqe ,miqesi ,mirekuptim dhe ecje drejt se ardhmes se perbashket europiane ,,,,serbi te kunderten as me te voglen deshire per as nje nga qellimet e lartepermendura..Vucic u shfaq hapur si nje ballkanas i semure ,peng i se shkuares se zeze serbe ne rajon duke nxjerre ne pah dukshem faktin se Serbia jo vetem qe nuk do por dhe nuk e pranon sot realitetin e ri te krijuar ne rajon e aq me pak ceshtjen shqiptare si faktor kyc e teper te rendesishme per c’tensionimin e kesaj situate.Akoma Vucicet ,Nikolicet ,Dacicet kane deshire te luajne rolin e deridjeshem te te pareve te tyre ,,,ate te fortit , e te cubit Ballkanik c’ka i ka sjelle e me siguri do tu sjelle edhe me shume akoma pasoja te tjera po aq te demeshme popullit te tyre,.Permes gojes se Rames …Shqiperia dje e tha hapur e qarte por dhe me kurajo qendrimin e saj si per zgjidhjen e problemeve te shumta te rajonit po ashtu edhe per ceshtjen e vet Kombetare.Serbet u verbuan ,mbyllen syte e veshet …aq me keq per ta.Uthulla e forte prish enen e vet Vucic …- keshtu themi ne kendej nga viset tona shqiptare…..
A.DOSTI