Qyteti Patosit – Ka kurrorëzuar fëmijët më të mirë e bukur për vitin 2018.


PATOS – Gara e bukurisë dhe e talentit për fëmijë Miss&Mister Children tashmë ndalesën e radhës e ka patur në qytetin e Patosit. Bashkia e këtij qyteti ka mirëpritur produksionin e agjensisë së spektakleve Albania Event Production duke iu dhënë mundësi vogëlusheve të ngjiten në skenë dhe të përjetojnë momente mbresëlënëse. Pas një muaji pune me fëmijët nga mosha 6 deri në 13 vjec është finalizuar gjithçka me spektaklin e zhvilluar në fundjavë në skenën e Pallatit të Kulturës në Patos. Mes pranisë së spektatorëve fëmijët demostruan dhe talente si në këngë, kërcim, interpretim etj, duke shfaqur vlerat dhe ciltërsinë e tyre në skenë dhe duke i dhënë një dimension tjetër aktivitetit. Albana Cakshiri organizatore e këtij eventi tashmë është bërë shumë e dashur për fëmijët anekënd Shqipërisë dhe jo vetëm por dhe në gjithë trevat ku ka shqiptare. Sukseset vijojnë ashtu si dhe një punë plot përkushtim dhe lodhje natyrisht. Nga gara e Miss&Mister Children në Patos kanë dalë 30 fëmijë fitues që kanë marë cmime të rëndësishme megjithëse produksioni kishte menduar që të vlerësonte me nga një cmim të gjithë konkurentet. “Është një garë dhe natyrisht si në çdo lloj sfide të kësaj natyre ka vetëm një fitues. Por ne kishim menduar që gjithsecili prej fëmijëve të ketë nga një çmim si një kujtim i bukur i fëmijërisë së tyre. Ne synojmë që nëpërmjet këtij kompeticioni fëmijët të ngjiten në skenë dhe të zbulojmë talentet e tyre, por dhe të përpiqemi sado pak të kultivojmë shije estetike dhe artistike gjithashtu. Spektakli pati shumë sukses dhe këtë e ka deklaruar publiku nëpërmjet duartrokitjeve të shumta që na ka dhuruar, gjatë finales së madhe”, ka pohuar për gazeten producentja e këtij spektakli Albana Cakshiri. Në fakt gara ka rezultuar e suksesshme dhe fëmijët janë ndierë të vlerësuar për çmimet.

Ky aktivitet është mbështetur nga Bashkia Patos si një event që vjen në muajin e fëmijëve në qershor. Kryebashkiakja e Patosit znj. Rajmonda Balilaj ka përshëndetur spektaklin duke kurrorëzuar së bashku me deputeten e kësaj zone, znj. Antoneta Dhima fituesit e kësaj gare. Pjesë e jurisë si kryetar i saj ka qënë gazetari Sulo Gozhina, ndërsa antarë të saj ishin edhe Redi Myftari, Seva Cereni, Alma Zefi , Artan Velçani Kryetar i Këshillit Bashkiak
Vilma Zhupaj Zv/Kryetare e Bashkisë etj, Ndërkaq publiku prezent në sallë ka votuar për të preferuarën e tij, një vajzë 12 vjecare. Femijet fitues do përfaqësojnë qytetin e tyre në garën mbarëshqiptare që zhvillohet në qytetin bregdetar të Durrësit në të cilën pjesmarrës janë fëmijët më të mirë të kombit. Natyrisht që gjithcka ka një autoresi dhe kjo vjen nga puna e jashtëzakonshme dhe e palodhur e Albana Cakshirit e cila nuk di të ndalet. Pas suksesit të madh të garës botërore Miss Summer Ëorld 2018 e finalizuar vetëm pak kohe me parë ka mbritur në kohë dhe ky eveniment shumë simpatik dhe i dashur për të gjithë fëmijët.

Deputetja Antoneta Dhima – mes citimeve të saja në fb. – “Emocione super të veçanta mes 90 fëmijëve bukuroshë të Patosit në spektaklin “Miss & Mister Children Patosi”, organizuar nga Albania Event Productions. Fëmijë të talentuar, të bukur, me shumë dëshira që gara e parë e jetës së tyre të jetë e suksesshme! Faleminderit, Bashkisë së Patosit dhe Albana Çakshirit, që sollët në Patos një event kaq të bukur për fëmijët e këtij qyteti.”

F A N T A S T I K E ???? ???? ka shkruar në fb – kryetare e bashkisë Patos Rajmonda Balilaj
Është realizuar gara më e veçantë e bukurisë dhe talentit për fëmijë, në një format krejt të veçantë të producentes Albana Cakshiri. 90 fëmijë të talentuar garuan për Miss e Mister Children Patosi, garë nga e cila të gjithë dolën të fituar, pasi talenti dhe bukuria është vlerë për të gjithë fëmijët Ja dolem! Per here te pare ne Patos formate me srandarte komebetare. Vetëm një muaj më parë Miss & Mister Patosi, mbrëmë Miss & Mister children Patosi i dhuruan qytetarëve momente emocionale.

Jehona e eventit te organisuar nga Albana Çakshiri ne Patos Qershor 2018.
Lindita Qalliaj – Drejtoreshe e Arsimit-Kultures-Sportit pranë bashkisë Patos në fb shkruan – Ky është Lionel Karemani “Shoqëruesi i I i Mister Children Patosi 2018” dhe fitues i çmimit “Golden Star Kids” që do të marrë pjesë në Konkursin që do të organizohet në Antalia të Turqisë. Pas një mbrëmje të lodhshme të ditës së shtunë mes 90 bukurosheve dhe bukuroshave të Patosit të dielën në mëngjes dha intervistën e parë drejtpërdrejt në televizionin “Apollon”.
Ëndrrës së tij për t’u bërë futbollist iu shtua një ëndërr tjetër “top-model”. I realizofsh të gjitha ëndrrat e tua Lionel Karemani “Shoqëruesi i I i Mister Children Patosi 2018.

Nga Patosi Sulo Gozhina