PSE PO VRET VËLLAI VËLLANË
Pse po vret vëllai vëllanë?
Në të bukurën Shqipëri,
Për një metro tokë tabani,
Vishet Nëna korb i zi.
Ku shkoj dhimbja? ku shkoj malli?
Pse s’ka dhëmbje në shqipri?
Pse u ndamë si zogjtë e korbit?
Pse po ha njeriu njeri?
Nga vjen grindja dhe babzia?
Pse ngelen femijt jetim?
Vetëm lek u është bër mëndja,
Sherri pse nuk bën qëndrimë.
Toka ishte aty mbeti,
Jet dhe mot nëpër dekada,
Ti prap vritesh sakatohesh,
Kërcet arma dhe sëpata.
Vëllai motra kushëriri,
Nëpër deje të qarkullon,
Grindja leku pasuria,
Sot i ke nesër të shkojnë.
Veron Hoxhaj

