Me dt 11 korrik të vitit 1995 plot 20 vjet më parë në Srebenicë të Bosnjes, në harkun kohor të 11 ditëve trupat e gjeneralit Serb Ratko Mladiç e nën hundën e Europës së qytetëruar dhe sehirllëkun të forcave Hollandeze të paqes (kaskave blu) kryen vrasjen më masive që pas luftës së dytë Botërore duke u marrë jetën 8. mijë njerëzve të pafajshëm ku familjarë e dëshmitarë okularë si edhe shumë pjesmarrës në ceremoninë përkujtimore të këtij genoncidi do të përkujtojnë Srebenicën. Vrasjet sistematike të një popullsie të pafajëshme nga forcat e motorizuara Serbe për shkak të besimit të tyre fetar mysliman ,por edhe me bekimin e kishës ortodokse Serbo -Ruse.
Me këtë rast sekretari Amerikan i shtetit John Kerry përpara vizitës së tij në Bosnje deklaroi se:”Zbulimi i këtij krimi kundër njerëzimit tronditi ndërgjegjen në Botë duke na shërbyer për të shtuar vendosmërinë tonë, që tragjedi të tilla të mos ndodhin më.
Mirëpo në veshin e qeveritarëve Serb nuk kanë se si të arrijnë këto fjalë kur ministria e punëve të brendëshme e tyre ndalon tubimin e protestës paralajmëruar më parë të rreth 7. mijë qytetarëve paqësorë Serb të cilët kishin vendosur të rrinin shtrirë përpara parlamentit në shenjë respekti për viktimat e Srebenicës si edhe 1200 banorëve të zhdukur , gra të përdhunuara e mijëra banorë të dëbuar.
Njëkohësisht edhe Amnesty International nëpërmjet deklarimit të drejtorit të saj John Dalhuisen për Europën dhe Azinë qëndrore shton se: “Nevoja që autoritetet e Bosnje-Hercegovinës të pranojnë atë që ndodhi dhe për të kompensuar nuk duhet të zbehet, por është më urgjente se kurrë.
Sa më shumë të zgjasë mosndëshkimi i fajtorëve dhe të vdekurit mbeten në varre masive, aq më shumë kjo plagë e dhimbshme do të thellohet duke nxitur ndasi të rrezikshmë dhe të vazhdueshme etnike”, thotë ai.
Amnesty International denoncon padrejtësitë në mos zbatimin plotësisht të ligjit për personat e zhdukur, duke i lënë familjet e personave që nuk janë gjetur ende pa qasje në kompensim. Megjithëse një ligj i tillë është miratuar që në vitin 2004, ende nuk është krijuar një fond për mbështetjen e familjeve të të zhdukurve.
Në deklaratën e saj kjo organizatë thotë se politikat dhe ligjet zyrtare nuk e pranojnë genocidin dhe as programet shkollore nuk përmbajnë referenca ndaj krimeve të Srebrenicës. Procesi i pajtimit nuk ka përparuar dhe ndasitë e brendshme etnike vazhdojnë.
Krahas të gjithave Bosnja po përjeton edhe një papunësi të madhe në masën rreth 60% e shoqëruar me një largimin masiv të njerëzve e kryesisht të trurit të saj duke e lënë vendin pa një të ardhëme .
Tragjedia vazhdon ende e në heshtje ,gjithmonë nën sytë e Europës së qytetëruar kundrejt një populli të harruar prej kohësh..