Pjese nga libri “Kujtimet e Emigrantit” Brutto… Redaksia : Sa te ekzistoj tradhetia ,nuk behet Shqiperia.

Redaksia: Nje shkrim ne forme denoncimi i marre nga profili i Mjeshtrit nderkombetar Fatmir Bardhoci ish president i Federates shqiptare te Taekwondo, i cili po promovon cdo dite dhe me shume vlerat e shqiptareve neper bote, duke krijuar federaten boterore te sportit antik pellazg MUNDIJE ne New York dhe se fundi duke krijuar nje karriere te pasur edhe ne kinematografine amerikane duke marre pjese edhe ne filmat serial me te ndjekur ne Amerike si: LAW & ORDER, BLUE BLOODS, POWER, SUCCESSION, SWEET & BITTER, dhe keto dite edhe ne “BILLIONS”.
 “Kujtimet e Emigrantit” Brutto.
Nje gervishtje ne plagen e Historise se sportit olimpic Taekwondo!
Mbasi kisha bere shume takime, me drejtues te sportit shqiptar, me KOKSh, me KAS, qe per here te pare po e them, drejtohet akoma nga nje njeri ordiner, ish kryeprokuror i Shqiperise qe per te njohur vendimin e gjykates se Shqiperise, indirekt me kerkoi 3500euro.Kur une nuk ia dhashe ai nxori vendim ne vitin 2010: KASi njeh drejtues te federates ata qe do te krijohen ne vitin 2011.Absurditet qe vetem ne nje vend si Shqiperia mund te ndodh. Jane aq shume maskarenj sa edhe burgjet e Evropes nuk mjaftojne per te burgosur te gjithe shqiptaret qe kane thyer ligjin dhe kane vene pasuri me akte kriminale.
Mbas njeqind mundimesh dhe protestash per tu lejuar per te perfaqesuar Shqiperine ne kampionatin evropian ne Sant Petersburg 2010, u arrit nje marreveshje me ministrin e asaj kohe qullashin dhe mosmirenjohesin Ferdinand Xhaferri, mua si president i federates me vendim te prere te gjykates dhe perfaqesues te organizates qe merrte fonde nga shteti, paçka se ne ate kohe as qe e kishte ne mend te regjistrohej si person juridik( u regjistrua ne 2011)
Te gjitha shpenzimet duhet ti paguaja vete dhe do te rimbursonte shteti kur te kthehesha. Te them te drejten nje pjese te lekeve i mora borxh dikujt.(Ato u rimbursuan, kur u ktheva por jo tek une}, iu dhane dy here atyre shushunjave parazite, qe merrnin fondet e shtetit pa asnje te drejte, atyre qe edhe sot mbajne peng sportin shqiptar.
Atje ku ne ato kohe eshte white night, dmth nuk ka nate, (prisnim te behej nate por su bo kurre)ne 5 te mjesit na thane fillojne ndeshjet.
Shikoj tabelat e shortit, sportisti jone nuk egzistonte. Interesohem dhe me thone qe filani, nje shqiptar, perfaqesuesi i Malit te zi…. ka kerkuar qe te hiqet emri i Shqiperise sepse nuk do te vije sportisti. Shkoj dhe zihem me shqiptarin e malit te zi, per ate akt te ndyre qe kishte bere.
Kembenguli qe te hidhet shorti perseri.
Me 100 telashe dhe nderhyrje u be.
Ne short na bie Becker i Hollandes, nje nga sportistet me te mire ne bote. Ju lutem atyre qe ta rihedhin shortin sepse sportisti jone vjen per here te pare ne nje aktivitet te tille dhe nuk ishte e ndershme te perballeshin dy ekstremet. Ne ate moment ishin prezent edhe trajneret e shteteve me te forta ne Evrope si Gjermania, Greqia, Italia, Hollanda, Turqia, Spanja.
pranuan me nje kusht, qe ska me shans tjeter me kedo qe ti bjere.
Fati i dyte i ra me Servet Tazegul, numri nje ne bote, kampion bote disa here, kampion olimpik aktual.
Normal nuk i tregova sportistit dhe shpresova qe Angjelini te jepte te pakten 10% nga ajo qe mund te jepte. Ai ishte ne forme te shkelqyer, kampion ne te gjitha trevat shqiptare. Sapo kishte mundur edhe kampionin e Kosoves, Muhedin Selimin.
Po hanim dreke me presidentin e federates evropiane dhe presidentin e federates ruse kur na njoftojne qe ka ardh nje fax nga federata e Shqiperise dhe Komiteti olimpik shqiptar dhe kerkohet qe: Ata qe jane aty nuk jane perfaqesues te Shqiperise dhe se nuk duhet te lejohen te marrin pjese ne kampionatin evropian.
E shikon, Prangalo, presidenti grek i federates evropiane dhe me thote: A jane shqiptare keta qe me shkruajne apo greke qe ju i shani? e gris faxin ne tavoline. Pas pak merr ne telefon direkt ai qe ministri i jepte fonde ne menyre te kundraligjeshme, Salih Tagani, dhe i thote qe: Une jam presidenti i federates se Shqiperise dhe ju kerkoj qe te mos lejohet sportisti te marre pjese ne kampionat.Pergjigjia e Pragalos ishte: Une jam me presidentin e Shqioerise ne tavoline duke henger dreke, por ti qenke nje palio burre qe kerkon te penalizosh shtetin tend dhe ja mbyll telefonin.
Pas pak na njoftojne qe kerkon te takohet Elvis Vulka i derguar si perfaqesues nga ministria per ekipin shqiptar. Elvisi vinte si trajner i nje sportisti qe ndeshjet i kishin mbaruar dy dite me pare. E kisha njoftuar me email ministrin tone qullash qe mos te harxhonte leket e shtetit per nje sportist qe nuk ka ndeshje dhe une qe po perfaqesoj Shqiperine te paguaj nga xhepi im. po kujt i plasi!
Elvisi i kerkoi Presidentit te federates evropiane qe ta lejonte te merrte pjese si trajner i nje sportisti tjeter Ndue Rukaj, per te cilin une nuk kisha dijeni qe do perfaqesonte Shqiperine, sepse e pashe me ekipin e malit te zi dhe kurre me simbolet shqiptare. Pergjigjja e tij ishte e prere: Bisedoni me presidentin Bardhoci, nese ai ju lejon merrni pjese. E pranova Elvisin qe kerkonte te perfaqesonte nje sportist tjeter i cili nuk ishte ne listen e sportisteve tane me kusht qe sportisti te vishte urgjent simbolet tona kombetare. I dhashe nje bluze me flamurin kombetar por nuk e veshi kurre mesa me kujtohet.
Ndue Rukaj, kishte ardhur me shpenzimet e tij per te perfaqesuar Shqiperine por nuk ishte zgjedhur nga federata si sportisti me i mire qe e meritonte. Ne ate kohe dhe sot besoj, Shqiperine e perfaqesonte ai qe gjente leke per te perballuar shpenzimet dhe jo ai qe e meritonte.
Gjithsesi, Elvisi pranoi dhe Nuja u ndesh ku humbi kunder Qipros.
Kur po futeshim ne Ring me Angjelin Mrruku, trajneri i Qipros me thote ne Greqisht: Ku e çon more? a e din se me ke do ndeshet? mos e ço te ndeshet se do ta vrase! E shava mbare dhe mbrapsht por e beri efektin. Angjelini kishte punuar disa muaj ne Greqi dhe si per dreq i kishte mesu disa fjale per sherr.
Nga ai moment e humbi ndeshjen, mendjen dhe gjithcka.
Me shume gjuajta une nga karrikja sesa ai ne tapet. Sport i veshtire thashe me vehte. Kerkon mbi te gjitha zemer, pervec kembeve dhe mendjes.
Ps.
Mbas nje viti, kerkoj per te marre nje palester tjeter me qera ne qender te Durresit. E therras numrin e telefonit dhe lashe takim. Mu duk ze i njohur por nuk e besova.
Nuk e besoni por pronari i objektit ishte vete ministri i sportit Ferdinand Xhaferri, ai qe me kishte torturuar mua dhe sportin shqiptar.
Sigurte qe nje pjese e lekeve qe duhej ti merrja une per perfaqesimin ne kampionatin evropian, ishte investuar ne ambjentin qe doja ta merrja me qera.
Qesha nga jashte kur e pashe por brenda qava.
Eshte fiks per ty Fatmir me tha, bisedojme per cmimin.
Prape qesh edhe tani.
Bota eshte shume rrumbullake. Shiko Ferdi i thashe: Nuk ma lejon ndergjegjja qe te te jap qera per leket qe mi ke borxh. Kjo ska lidhje me tha me ate. Ka i thashe, sepse kjo prone nuk blehet me rrogen tende por me postin tend.
Pas ca kohesh kandidoi per kryetar bashkie ne Durres. Me kishte derguar fjale qe ta ndihmoj ne zgjedhje.
Mesazhi im ishte: Rruga nga shpia jote per te bashkia kalon nga “Bijte e Shqipes” Fatmiresisht ai nuk u be kurre kryetar bashkie.
Kete te mire ja bera Durresit jo Vangjushit!

 

Fatmir Bardhoci