Përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Sarajevë ..Nga Anton Pllumaj

Shtatorja1Pak ditë më parë , më 04.06.2015, dy ditë para shtegtimit apostolik të Papa Françeskut në Sarajevë, në lagjen Marin Dvor, u bë përurimi i shtatores të së Lumes shqiptare Nënë Terezës, Gonxhe Bojaxhiut.

Ideja, nisma dhe koordinimi i realizimit të kësaj vepre është e z. Flamur Gashi, deri në shtatorin e kaluar ambasador i Shqipërisë në Bosnje dhe Hercegovinë, tani Ndihmës i Presidentit të Shqipërisë për rajonin e Ballkanit.
Sponsorizimi i kësaj vepre është bërë nga, veprimtari i dalluar malsorë që jeton dhe vepron në Detroit, Marash Kol Nucullaj.

Në këte aktivitet morën pjesë: Ambasadori Valentin Incko, Përfaqesuesi i Lartë i BE për Bosnje e Hercegovinen (BeH), Prof. Ivo Komsic, Kryebashkiaku i Sarajevës, Kardinal Vinko Puljic, Kardinali i BeH, Enes Cengic, Prof. Dr. Martin Berishaj, Marash Nucullaj etj.

Për këtë rast në Sarajevë udhëtuan edhe një grup qytetarësh nga Tuzi-Malësia.Punimi i shtatores u realizua nga skulptori i njohur Pjerin Kolnikaj.Shtatorja

/MALESIA.ORG/