Ngjarje e jetuar
I permenduri pas vdekjes
Sapo kishte kaluar viti i makabritetit qe provoi vendi,1997. Njerzit ende ishin te traumatizuar. Balili qe kish punuar gjashte vjet ne Greqi ,ish kthyer dhe kish gjetur veten ne nje biznes te vogel,ku te angazhuar kish edhe djalin qe sapo kishte mbaruar shkollen e mesme edhe gruan. Vete merrej me furnizimin qe kishte nevoje dyqani. Si cdo dite, pasi kish marre furnizimin e nevojshem po kthehej per ne shtepi. E kishte norme te formuar ne Greqi qe me te hypur ne automjet, vinte rripin e sigurimit. Shume shoke e vinin ne loje per ate kujdes te tepruar ,sipas tyre. Rruga ishte cope-cope dhe ai po ecte me ngadal,se kishte shume merak per makinen. Shokeve u thosh:-E kam blere fringo te re. Une ia vura kemben perhere te pare ndaj e kam merak. Benzat vertete ishin te mire, por kostonin shume, ndaj dhe ai perpiqej ta ruante. Udhetonte dhe mendjen e kishte tek puna, tek femijet dhe ku nuk i shkonte mendja e shkrete. Shpesh me shoket thosh:-Ore shokni, une nuk di shume nga politika por ne vendin tone thuhet se ka hyre demokracia, por vec demokraci nuk eshte kjo. Debati shtohej nga pjesemarresit ne bisede, por ai pas asaj pyetjeje, rrinte dhe degjonte, sikur nuk kishte qene ai qe e kishte hapur ate bisede……
Nje perplasje e forte e beri t’i mpikseshin mendimet dhe per nje cast harroj se ku ishte. Shikimi i kishte humbur e bashke me te edhe mendja. Kur u permend ndjeu nje dhimbje te forte ne kraharore dhe qe dicka kish ne hunde. Kaloi doren andej dhe kur e pa ,vuri re gjak. Ngjitur, per te mos thene futur ne pjesen e djathte te benzit ishte nje makine e shtrenguar forte pas makines se tij. E kuptoi. Kishte ndodhur nje perplasje. Kontrolloi rrugen dhe vuri re se ishte ne rrugen e tij. Makina kish ardhur nga rruga ne te djathte me shpejtesi dhe kish provokuar aksidentin. Mendoi te dilte dhe te shihte c’kish ndodhur me pasagjeret e makines tjeter. Pa brenda makines nje djale qe ende nuk ishte permendur. Me mundim hapi deren e makines dhe me kujdes e nxori djalin qe andej, te mbytur ne gjak, e vendosi ne sediljet e pasme te mnakines se tij dhe mbasi u ul ne timon u nis me nxitim per ne spital. E rriti shpejtesine dhe doren nuk e largoi nga butoni i bories. Mberriti ne spital, E mori djalin para duarsh dhe pothuajse me nxitim e coi deri tek urgjenca qe nuk ish me shume se tridhjet hapa large. Nje infermjere i tha ta vendoste mbi shtrat dhe e pyeti: -Mos ka pire?- Ndodhi nje aksident ju pergjigj Balili . -Ku eshte doktori? -Ne dhomen e tij.Balili e pa qe askush nuk po e vinte ujin ne zjarr ,beri perpara per te doktori.Ai qendronte shtrire ne krevatin e tij dhe dicka kishte ne dire.-Doktor,nje djale i plagosur ka nevoje per ju. Eshte perplasur me makine dhe ka shume hemoragji. -Ti je i ati? -Jo .- Le te vije i ati dhe te bisedojme, ai ka nevoje per nderhyrje ndaj duhen dhe para. Po nuk pret puna, ka rrjedhje te shumta gjaku. ! -Mor zotni , a e di se tani jemi ne demojkraci dhe cdio gje behet me leke?Po sa leke duhen? _ Njezetemije leke te reja.-Po po shkoj ne shtepi te t’i sjell; por te lutem ,te filloni nderhyrjen.
Balili me te mbaruar fjalet e fundit,u nis per ne shtepi se me vete kish vetem 50 mije lekte te vjetra. Mjeku me te pare angazhimin e atij qe e kishte sjelle te aksidebntuarin, beri perpara per tek dhoma ku ai ishte i shtrire e pa ndjenja. Sapo pa bluzen e tij me vija, shtangu. Kur ia mori fytyren e ia ktheu nga vetja ,vuri duart ne koke. Bashke me te shtangu edhe infermjerja. Doktori ia dha ulerimes: – Moriis! Biiir! E shkundi fort, Ia vuri gishtrinjte tek vena e qafes dhe ra permbys mbi te. Erdhen shume veta aq sa dhoma u mbush plot,. Askush nuk po kuptonte.Edhe infermjerja qe e mori vesh te verteten nuk po fliste dot. Nuk dihej se sa po qendronin ashtu ,kur tek dera e dhomes u pa burri qe e kishte sjell. Ishte i mbushur me vrere ne fytyr. Futi doren ne xhepin e brendeshem te xhaketes dhe nxori leket.Infermjerja , atehere u kujtua te thoshte dcka.Iu afrua dhe i tha: -Ka vdekur.Eshte i biri. Doktori e ktheu fytyren e mbushur me lote andej nga po flitej me ze te ulet dhe pa Balilin. U ngrit na kembe dhe qendroi perpara tij ,ndoshta per ta falenderuar, por Balili nuk e la te hapte gojen.Leket qe kishte ne dore ia shtrengoi fort mbi fytyre, duke i thene: -Bej varrimin e djalit me keto qe kerkiove.
Ai qendroi si statuje ndersa disa nga monedhat i ishin ngjitur ne fytyren e lagur nga lotet.Balili doli perjashta duke peshperitur dicka si me dike qe kishte perkrah, ndonse i vetem .Uli me nervozizem zinxhirin e trikos dhe mbushi kraharorin me fryme. Po , po i mungonte fryma e lirise, fryma e demokracise. Oligarkia po shtrinte falangat e saja ngado per te krijuar klasen e re te te pasurve mbi fatkeqesine e polpullit.


