Perkujtohet qendresa anikomuniste ne Macukull. Nga: Ahmet Zani .

PjesmaresitFshati Macukull mjaft i njohur dhe i dëgjuar, sidomos nga heroizmi i disa banorëve që nuk ju nënshtruan dhe torturave. 15 korriku i vitit 1944 mbase është dita më e tmerrshme për një pjesë nga ata që hoqën torturat më çnjerëzore, apo dhe u pushkatuan pa gjyq. Për të kujtuar heroizmin dhe qenbresën e atyre që u flijuan autoritetet evndore dhe banorët e fshatit do të lartësojnë figurën e bijëve, atyre që janë dhe krenaria e fshatit. Fshati ndodhej afro 28 km nga kryqendra e Burrelit, ndërsa rreth 10 km të saj nga fshati Burgajet dhe deri në Macukull në gjendje të mjerueshme. Kjo mbase për të treguar indinjatën ndaj këtij fshati nga vlerat e atyre që nuk pajtoheshin me diktaturën. Vargu u autoveturave, më së shumti foriustradat, pasi infrastruktura rrugore pengonte mjetet më të vogla nga gropat që të shoqëronin deri ne fshat. Kudo gjelbërim, male të thepisura, diku ndonjë blegtor që ruante bagëtitë, dhe më pas të shfaqenin pak arëza në Macukull. Bukuritë e natyrës sikur harruan dhe misionin tonë ndërsa Gjek Bushi i ardhur nga Thumana pas 70 vitesh ishte më i emocionuari. Gjeka kishte të gdhendur tek memoriali babijn e tij Zenelin sipas tij i torturuar barbarisht. Gjeka do na tregonte për historinë e çdo fshati, si dhe trojet e të parëve, por Macukulli ishte ndër fshatrat me numër të lartë nga popullsia si dhe i njohur nga historia. Kur arritëm në qendrën e fshatit, një këngë enkas pë historikun e të rënëve e thurur me aq mjeshtëri nga Bajram Cenameti dhe ky poet ka një pjesë në memorial të qendresës antikomuniste. Hysni Doçi ish- drejtues vendor i zonës ka menduar mirë për organizimin e ceremonisë, pasi fshati i qendresës priste mjaft miq deri tek këshilltari i ambasadës së SHBA-së.Ndonëse mbërritja jonë ishte më herët nga aktiviteti Hysniu do të na ftonte për kafe dhe më pas mb ërrijnë disa nga të ftuarit si deputetë të Parlamentit shqiptar, Princ Leka, drejtuesit vendor si dhe të ftuarit nga disa rrethe të vendit të cilët kanë një pjesë nga kjo qendresë heroike. Himni i Flamurit do të përhapej nga të gjitha krahët e malit, e shoqëruar dhe nga të pranishmit, mjaft emocionuese. Nazmi Vata do ftonte për të përshëndetur të pranishmit si dhe të ftuarit, ndërsa dhe përfaqësuesi amerikan u foli në gjuhën shqipe banorëve, si mesazh nga qendresa heroike e atyre që u flijuan dhe ndodhen të gdhendur në memorial. Një grua e moshuar i kërkoj këshilltarit ambasadës Amerikane ndërhyerje tek qeveria shqiptare për investimin tek rruga e fshatit. Fshati Macukull krenohet për aktin heroik të burrave që nuk janë nënshtruar torturave, nga ndjenja e patriotizmit kundër komunizmit famëkeq. Memoriali i të rënëve është dëshmi e qartë kujtesa e tyre mbetet e gdhendurpër martirët e demokracisë.Memoriali