Një rapsodi e vjetër . ku rapsodi popullor shqiptar i ishullit Specë, që ndezi Revolucionin grek e sakrifikoi jetën dhe pasurinë e tij në luftë kundër Turqisë, ditën e parë të lirisë ndihet i zhgënjyer e i lënë mbas dore prej vendit që i fali Lirinë..!!
Përkthimi im dhe përshtatja lë për të dëshiruar…
Ju kërkoj ndjesë sepse rapsodia është në shqipen e vjetër(Arvanishte) e shkruar me gërma të alfabetit grek..!
,,,
”Pecë, Pecë , qeve ndrishe, tani si mu katandise..
Si mu prishe ndë ca vjetë, si mu humbe kaqë shpejtë..
Ti banderë(flamur) e para ngjite, Epanastasin(rev) e ngrite..
Luftënë ti e shërove (ndeze). prapa turkut i pari shkove..
Thisiase(sakrif) gjithë gjënë,ngado veje bëje gjëmë..
Shporre njerëz e anije,shumë mijrave flakën u vije.
Por ç’far bëje kurrë s’thoje, edhe mburrjet nuk i doje..
Mbaroi lufta,,turku vate. bëm mbretërinë që me natë..
Gjë s’kërkove gjë s’të dhanë.në harresë ti të lanë..
Asnë gradë ty stë dhanë..hajde se kemi krahët tanë..
Edhe perifan(kryelart) edhe shërbëtor, ngele me kriq në dor..
Me karavët(anijet)që të mbetnë e vazhdove prapë detnë..
Qani njerëz, vanë meta. gjith u mbushën me kuleta..
Ndë ca vjet u bëshë meta(prap), siç të lash ashtu të gjeta.
Ma s’dëftove shumë mend, por u ndeshe në atë glend(valle,luftë)
Ja , me turkun tani të ndarë.po me njëri-tjetrin ishin andarë(bandit)
Kush do bëhej vulefti e dhimarko,,u apo ti…
Zunë sherr që atë dit, nuk shihnin, mbillën sitë..
Nat e ditë skishin gjumë. eteritë(bizneset) venin lumë..
Sot me zgjedhje me votime, panë shumë përfitime..
Në të nesërmen e kësajë, rashë jashtë që me natë..
S’vure gjë ndë angonë(gone,sufra) s’jeshe kurrë milingonë..
Kur u zgjova ndë atë ditë, e kur mirë hapa sitë.
E kur pashë se ku jeshë, e pa bukë unë mbetshë..
Edhe thirra e kërkova, të na jipnin hakët tona..
Kur qeroi(koha) ish nëkë fole,nani s’kemi, nani shkove…
Mëndë kish Hidra që thirr thrisitë(kërkonte) e nuk lodhej nat e ditë..
E u ngritë sipër mbi tuti(të gjith), ndaj u zbras edhe buti(fuçia)
Ashtu sot është nikoqire, e mirushqyerë kopile(vajz)
E ti Pecë pa fuqi, pa takat pa shtëpi…!!