Pasues të Bashkësisë Besëlashtë kryen ritet e përshpirtshme në shënim të këtij përvjetori të veçantë.

Nisma qe duhen pergezuar dhe inkurajuar midis te rinjeve shqiptar….

Komunikata :Bashkësia Besëlashtë, në vazhdën e dendësimit të aktiviteteve të saj, ka organizuar një kremte për nder të 573-vjetorit të Besëlidhjes Shqiptare të Lezhës, aty ku u farkëtua bashkimi i princave arbërorë në luftën anti-osmane. Pasues të Bashkësisë Besëlashtë kryen ritet e përshpirtshme në shënim të këtij përvjetori të veçantë.

Kështu këta të rinj kanë gjetur hiking-un si një metodë unike dhe origjinale, duke e gërshetuar me kremtet popullore që ka qenë zakon të mbaheshin në maja malesh. Me këtë rast, Bashkësisë Besëlashtë iu bashkuan edhe të rinj shqiptarë nga Maqedonia.

Ndër qëllimet fundamentale rreth të cilës vërtitet boshti i Bashkësisë Besëlashtë, është ringjallja e besës së lashtë shqiptare duke u ngjitur në rrënjët e religjiozitetit ilir e arbëror.

Në kërkim të një sistemi shpirtëror që krijon një ind lidhjeje natyrë-individ, detyra jonë është rikrijimi i altarit shpirtëror autokton duke hequr luspat e feve abrahamike. Zaten, shumë kremte pagane janë festuar me shekuj e vazhdojnë të festohen edhe sot e kësaj dite. Sado besëlashta ndonjëherë paraqitet jo-koherente si pasojë e ndikimeve të feve të huaja që fituan truall, ajo ka ende fije lidhëse që konfirmojnë vazhdimësinë e saj të pandërprerë me antikitetin ilir.

Së këndejmi, besëlashtët, të rinj e të reja nga mbarë Kosova, kanë organizuar e do të organizojnë të kremte të tilla në përputhje me traditat e qëmoçme iliro-shqiptare,

( letra dhe fotot e derguara nga Genc Kastrati )