ORA LETRARE -FLAKA E JANARIT.Nga: Petrit Aliaj Itali

ORA LETRARE -FLAKA E JANARIT.

Flaka e janarit, ka nisur në Gjilan që prej 27 vitesh në përkujtim të 1200 viktimave të masakruara nga brigadat  Serbe në vitin 1944.  Këtu nis edhe rruga e gjatë dhe e mundishme për lirinë e Kosovës.Në kujtim të kësaj dite të shejtë, në çdo janar u bëhen homazhe të rënëve ,e në kujtim të tyre, organizohet manifestimi mbarë kombëtar kulturor më i rëndësishëm i vitit,duke u akorduar fituesve çmimin “Jusuf Gërdalla” ,në shënjë respekti për këtë atdhetar e shkrimtar disident.                                                                                                           Flaka e Janarit u kremtua edhe në Itali me 29/01/2017,në qytetin Bassano del Grappa (Cassuola)nën përkujdesjen e shoqatës “Bashkimi Kombëtar” me president të saj z.Avdi Beqiri i cili me këtë rast,përshëndeti dhe falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen e tyre në këtë datë përkujtimore .Hapja e aktivitetit nis me hymnin kombëtar,e mbajtjen e një minutë heshtje në shenjë respekti për të gjithë ata që dhanë jetën për liri.                                                                                                                          Moderatori Ragip Thaqi,i bëri një paraqitje rrjellës së orës letrare në të cilën do të kishte recitime ,përshëndetje,këngë e valle.Në këtë takim përshëndetën me rrallë konsulli i Kosovës në Austri z.Imer Lladrovski ,prof.Vittorio Andolfato,një mik i nderuar, bashkëpuntor e mbështetës financiar për shkollën shqipe në Bassano.Prof.Mario Sartiri i cili edhe recitoi një poezi, dedikuar ditës më të dhimbëshme kur shqiptarët zbarkuan nga anijet e tyre në portin e Barit.                                             -Në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Itali,përshëndeti poeti e presidenti i ri kësaj lidhje,z.Skënder Lazaj .Ai ndër të tjera u ndal në domosdoshmërinë e evidentimit,  të njohjes e pjesmarrjen në këtë lidhje të sa më shumë artistave e krijuesve,për të mundësuar demostrimin e të gjitha vlerave artistike që bartin krijuesit tanë këtu në Itali .Në fund,ai i dhuroi bibliotekës së kësaj shoqate dy librat e tij me poezi.”Hiri i Lotëve” e “Ringjallem për Dashurinë”.Gjithashtu,libra dhuroi edhe zj. Lumturi Plaku .                                                                                                                                                         Nga prof,Mario Sartiri u recitua një poezi të cilën ja kishte dedikuar,ditës kur shqiptarët zbritën nga anijet e tyre në portin e Barit.                                                                    –Mësuesi e organizatori i këtij eventi miku ynë Beqir Cikaqi ,foli për motivin e zhvillimit të këtij aktiviteti në planin kulturor e njëkohësisht edhe në kujtim të vlerave atdhetare të atyre që dhanë jetën në luftë për të na sjellë lirinë që gëzojmë sot . Flaka e Janarit është një homazh për martirët tanë është ditë e një mirënjohje të thellë për sakrificat e tyre .Ai,recitoi vargjet “Melodi Frymëzimi” të shoqëruar në kitarë nga një nxënëse e shkollës shqipe .                                                                                          Ndërsa studentja e fituesja e çmimit të parë”Fjalët e Shpirtit”Edona Thaqi recitoi poezi nga Jusuf Gërvalla.                                                                                                                                   -Shkrimtarja,dhe zv/kryetare e lidhjes së shkrimtarëve dhe artistave (it)zj.Lumturi Plaku e ardhur nga Piacenza,recitoi poezinë e saj “Mi Manchi “(më mungon)duke shpjeguar se; këto vargje janë dertet e asaj dite që trupi e shpirti na u shkëput nga AtDheu ynë i shtrejtë, e njerzit tanë më të dashur që lamë pas .                                                                        -Për nder të miqve Italianë që na nderonin e praninë e tyre ,presidentja e shoq,”Dona Altrove”poete dhe përkthyese zj. Valbona Jakova,ardhur nga Ghedi ,recitoi një poezi në italisht.Përshëndetjet e rastit u përcollën nga pres, e shoqatës”Iliria” në Treviso mikes tonë të pa lodhur zj.Ermia Zhuri .Mbas recitimit të poetit Bari Dervishi, me vargjet e I.Kadaresë u paraqit, Erblina Thaqi e pasuar nga Gëzim Muçolli i cili përshëndeti këtë orë letrare për vlerat që bart, duke ja lëshuar rrallën valles “Shota” të interpretuar nga grupi i valltarëve të shoq,”Bashkimi Kombëtar”Recitimet e pasuara nga zj,Miradie z.Abdullai e kënga për Adem Jasharin të interpretuar nga Alketa Hoti,kalojnë me  përshëndetjes e zj,Hedie Xhyherri , anëtare e kryesisë në Federatën Shqiptarët e Italisë e presidente e shoq.”Lidhja e Prizrenit si edhe mësuese e shkollës shqipe.                                                                               Emocione dhe mbresa të bukura ngjalli i jati i zj.Hedie, me episodin e tij për ruajtjen e fshehjen e  një familje hebre nga gjermanët nazistë gjatë luftës së dytë Botërore Ai,për këtë akt ishte vlerësuar me mirënjëhje nga qeveria Izraeliane.                      Intermediatorja ,Edlira Shehu dhe mësuse e shkollës në Bassano,recitoi pjesë nga poezi të Merita Berdicës.Me monologun e tij u paraqit mësuesi dhe koordinatori i shkollës shqipe në Bassano z.Bajram Desku .Nga shoqata “Unikomb”përshëndeti presidenti i saj i nderit z.Selim Musaj i cili përveç përgëzimeve për këtë ditë përkujtimore të kthyer tashmë në një ditë trashëgimie të vlerave tona për brezin më të ri.tregon se sonte po demostron bukur me vallet ,këngët e recitimet realitetin e kësaj trashëgimie për të cilën jemi mbledhur .Nga shoqata “Kosova “përshëndeti z.Valdet Tahiraj .                                                                                                                                                          Petrit Aliaj në përshëndetjen e tij falenderoi organizatorët për ftesën dhe temën përkujtimore për të rënët të cilët janë dallëndyshe të pranverës së lirisë.”Të rijtë e  nxënësit e shkollave shqipe me recitimet ,shoqërimet në vegla muzikore dhe kërcimet e valleve tona epike na bëjnë të ndihemi krenar .Krenari e cila e ka burimin  nga tek vlerat që ne u trasmetojmë atyre .Puna me shkollat që bëjnë mësuesit duhet të mbështeten nga të gjithë prindërit”                                                                                                              E gjithë kjo mbas dite e bukur u shoqërua me ndarje e 35 buqetave me lule të kuqe, të cilat simbolizojnë 35 vjet të rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallës ,e Kadri Zekës.Buqeta të cilat iu dhuruan të ftuarve dhe kontribuesve të veçantë në emër të organiatorëve nga nxënëset simpatike të shkollës shqipe në Bassano që drejtohet nga Ragip Thaqi ;Erona Hoti e Diellëza Zeka të veshura ,Kuq e zi.

​Një vlerësim i veçantë i shkon edhe të riut Vezir Gashi ,drejtues i grupit artistik të valleve me ekzekutimin e një valleje tipike të heroizmit në luftë.Në përfundim të aktivitetit, organizatorët e shoqtës “Bashkimi Kombëtar” kishin pregatitur një banket modest.Një pushim përpara se të ndaheshim,për tu njohur e biseduar nga afër,si  një mundësi më shumë për të gjithë ne pjesmarrësit .

Petrit Aliaj .                                                                                                                                                                  Bassano del Grappa (It)