OKB. Nuk kemi dhënë ndihma për Shqiperinë..

Leon MollaOKB PËRGËNJESHTRON DEKLARATAT E QEVERISË SHQIPTARE

Nga : LEON MOLLA

Zyrtarët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë hedhur poshtë lajmin e dhënë nga qeveria Shqiptare se OKB ka ofruar 50.000 dollarë për përmbytjet në jug të vendit.
Tre ditë më parë u njoftua se : ‘’Kombet e Bashkuara i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Qeverisë Shqiptare për t’u ardhur në ndihmë përsonave të prekur nga përmbytjet në jug të vendit’’.
Dhe në përgjigje të kësaj kërkese u lajmërua se ndihma e dhënë arrinte në vlerën e 50.000 dollarëve, por sipas Zyrtarëve të OKB-së nuk posedojnë një kërkesë të tillë nga Tirana dhe as nuk kanë dhuruar këtë shumë që qeveria Shqiptare ka thënë.
Lidhur me këtë Jens Laerke, i cili është zëdhënës i UNOCHA në Kombet e Bashkuara theksoi :
‘’OKB nuk ka qenë donatore dhe organizata nuk ka asnjë donacion për Shqipërinë për këtë vit, as për vitin e kaluar’’
Sipas zyrtarëve të OKB-së, vitin e kaluar UNOCHA ka ndihmuar 46 vende të botës, ndërsa në Europë nga përmbytjet ka ndihmuar Bosnje-Hercegovinën, Ukrahinën dhe Serbinë.
Ndërsa këtë vit janë ndihmuar nga UNOCHA 3 shtete : Libia, Malavia dhe Mozambiku.
Poashtu Jeans Laerke përgënjeshtroi informacionin e dhënë nga Qeveria Shqiptare në lidhje me anëtarësimin e EUROPOL, duke deklaruar se, ‘’Shqipëria nuk është bërë pjesë e tij, pasi nuk është anëtare e BE-së’’.