“100 VOTA DEMOKRACISË NË ’91-shin, ASNJË VOTË TANI !”
Burhan Tabaku, 72 vjeç, nga lagjia më e madhe në Çelepias, Berat, nga një fis i madh, babai i të cilit, nga shitës i madh lëkurësh para ’45-ës, po më ’45-ën, diktatura ia ropi lëkurën me burg dhe me tatime…
Burhan Tabaku- saldator i klasit të parë në Parkun Automobilistik Ura Vajgurore para ’91-shit, që saldoi të pasaldueshmen, gizën apo aluminin në kushte primitive, kur çaheshin testatot e makinave, në bashkëpunim me inxhinierin e talentuar, Aleko Aleksi, që ishte diplomuar në Bullgari…
-100 vota i kam dhënë demokracisë më ’91-shin, ’92-shin, tani asnjë. Nuk ia vlen. Më ka zhgënjyer, më ka fyer me padrejtësira poshtëruese dhe ku? Në truallin tim, në pronën time, në hallin tim? Zhgënjim i madh – këtë po ua lë pa testament fëmijëve… Ti më njeh mirë, që nga 1991, m’i di hallet, nuk kam të drejtë ?
Burhan Tabaku…