“NJË PËRFAQËSUES I DRURIT TË VJETËR NË MJEKËSI…” Nga Simon Vrusho

Dr. VANGJEL BASKO…

“NJË PËRFAQËSUES I DRURIT TË VJETËR NË MJEKËSI…”

Në të 81-at e viteve, Dr. Vangjel Basko rrezaton qetësi, urtësi e mirësi. Vjen nga një familje e vjetër beratase, që e kishte shtëpinë në qendër të qendrës së Beratit, tek Kisha kryesore, tek Shën Mitri, kaq afër me kishën, sa shtëpia e kishte fqinjë ajodhimën…
Me nënën nga fisi i Kristofor Kisit, kryepiskopit të Kishës Ortodokse, me një baba që për argjendari ishte përgatitur në Stamboll, do të mbetet shpejt, me vëlla e motra, pa të atin, Harilla Basko, që shuhet më 1940, 43 vjeç…
Kryen gjimanzin në Shkodër më 1956, mbaron për mjekësi në 61-shin dhe për një vit e gjysmë punon si mjek në Fier, në fermë.
Pas një kualifikimë, në ’63-in, vjen në spialin e Beratit si mjek infeksionist, duke punuar nën drejtimin e në bashkëpunim me mjekun e famshëm, drejtuesin e talentuar, Dr. Lluka Muço.

-Kam qenë me fat që kam punuar me Dr. Lluka Muço. Profesionist i shkëlqyer, njeri me zemër të madhe, infeksionist i përkryer. Me vlera të larta, me vlera të mëdha.”
-Kam pasur fat se kam punuar me mjekë fisnikë, me botë të madhe, si Dr. Lluka Muço, Ymer Dishnica, Zino Matathia, etj. mjekë seriozë, të përkushtuar, tepër komunikues, që azhornoheshin me të rejat e shkencës mjekësore dhe që kishin aftësi që përgatitjen e tyre t’ua përcillnin të tjerëve…
-Ruaj përshtypjet më të mira për Dr. Zino Matathia, të shoqen Vali, nga periudha kur kam punuar me të e kolegët e tjerë, periudhë që e kujtoj me mall e nostalgji, periudhë kur ne jetonim shpirtërisht me gjendjen e problemet e të sëmurëve, si të ishin pjesëtarë të familjeve tona…

Mjeku Ajet Veleshnja kujton një rast nga praktika mjekësore në Spitalin e Beratit në vitin 1981, kur ishte student.
-Ishim në repartin e kirurgjisë, tek kirurgu Hysen Picari, kur vjen Dr. Vangjel Basko dhe i flet për një rast të shtruar me të verdhë, por që pas një mjekimi disa ditor nuk po jepte shenja përmirësimi dhe ai dyshonte se mos kishte të bënte me kancer në pankreas dhe se duhej operuar…

-Dhe ashtu u bë. U operua… Dr. Basko kishte të drejtë… Të nesërmen, ajo grua fshati, e verdhë filloi të merrte ………..çehre rozë. Shikimi i venitur u gjallërua, po merrte shkëlqim…

-Dr. Vangjel Basko mbetet një nga përfaqësuesit e “drurit” të vjetër në mjekësi…