Mbi 200 aktivistë e familjarë të mbledhur në ambientet e brëndëshme të restorant “Simply Market” të komunës Boario-Terme,festuan me krenari përvjetorin e 106 të pavarësisë së Shqipërisë.
Sigurisht është një pavarësi e cunguar e cila të bën të trishtohesh nga hipokrizia e qeveritarëve tanë të cilët mbajnë fjalime për Ismail Qemalin e Marigonë me rastin e 28 Nëntorit 1912.
E në këtë mbrëmje gëzimi u ndjemë krenar mbasi ishim së bashku me vëllezër nga Ilirida e cila po pregatitet për pavarësi . Me vëllezër nga Kosova të cilët nuk e përtypin dot flamurin e Rambujesë e kudo e shfaqin pakënaqësinë për ata që po i harrojnë interesat kombëtare. Për ata që po e braktisin Çamërinë,gjuhën,Shqipërinë e bashkuar.
Aktivistët dhe stafi i kësaj shoqate të afirmuar në komunitetin shqipfolës por edhe me autoritetet vendore,janë shembuj për këdo që kërkon të realizojë një takim me tre konsuj në një ditë. Një takim me një ministër ditën e hapjes së shkollës apo një mbrëmje familjare të mrekullueshme . Votime demokratike për të zgjedhur atë që garanton kompaktësinë e komunitetit e vazhdimësinë në drejtim e integrim,bashkëpunim e komunikim me të gjithë.Këto janë vetëm disa të dhëna të këtij komuniteti kompakt shqipfolës. Hareja e kësaj mbrëmje të mrekullueshme fliste më shumë edhe për fëmijët e vegjëll të cilët mësojnë në dy shkolla .Një në Boario-Terme dhe tjetra në Vale Camonica .Të gëzon fakti e të mbushet shpirti nga ngazëllimi i zërave të këtyre fëmijve që recitojnë e këndojnë në shqip. Dhe kjo është një e dhënë me shumë vlera për prindërit e tyre.për ne e këdo që kërkon të ruajë e ta zhvillojë gjuhën tonë të bukur,traditat dhe identitetin tonë kombëtar.
Faleminderit miq të shoqatës “Shqiponja”
Petrit Aliaj.
Boario Terme .24.11.2018.