“ Netët e kinemasë Evropiane”, ne kinemane “Kadri Roshi”në Kuçovë

KUÇOVË – Në kuadër të vitit të Skënderbeut dhe të festave të Pavarsisë e të Çlirimit, bashkia Kuçovë në kineman “Kadri Roshi”, në qëndër të qytetit ka organizuar “7 Netët e filmit Europian” , aktivitet që zhvilohet nën kujdesin e kryetarit të kësaj bashkie Selfo Kapllani. Për 7 net rresht qytetar të qytetit të Kuçovës, por dhe të rrethinave të tij do të shijonin  magjinë e filmave  më të zgjedhur si: Italjan, Angëlez, Spanjoll etj, po gjatë 7 netëve do të shfaqet edhe filmi Skëndërbeu, si dhe filmi “Delegacioni”, që rrëmbeu edhe çmimin në festivalin e Varshavës të Polonisë si filmi më i mirë. Në çelje të kësaj jave e pranishme ka qënë edhe znj Adivije Sharofi-Alibali ,që interpreton Mamicën tek filmi Skënderbeu, Mamica është pritur me duartrokitje nga publiku në sallën e kinemas si e vetmja aktore e mbetur gjall dhe sipas saj për të vetmen arsye se kur është luajtur filmi Skënderbeu në vitin 1952-53, ishte një gjimnaziste 17 vjeçare, të pranishmit janë kënaqur teksa kanë digjuan për skenat e luajtura prej saj në film në disa sheshe xhirimi, njëri prej tyre edhe martesa e saj me Princin e Muzakajve në Drobonik të Beratit. Por artistja nuk ka nguruar te permend edhe se si u internua  nga diktatura ne fshatrat e Beratit , “Motra e Skënderbeut” tregonte për vujtjet e saj në internim në Kutalli e Sheqzë të Kuçovës. Në ditën e tret të këtij aktiviteti kulturorë kinomatografik ka qënë edhe Zv/Ambasadore e Mbretërisë së Spanjës z. Eva Mendoza e cila është pritur nga Kryetari i Bashkisë Selfo Kapllani dhe stafi i tij. Në takim kreu i kësja bashkie i bëri një rezyme të punëve dhe  aktiviteve që kjo bashki po organizon në kuadër të vitit të Skënderbeut dhe të festave të Nëtorit . Nga ana e saj znj. Mendoza shprehu mirënjohjen për këtë bashkëpunim me vlera të larta artistike dhe kulturore dhe gatishmërinë për të tjera bashkëpunime në fusha të caktuara të veprimtarisë kulturore e më gjerë.

Selfo Kapllani kryetari i bashkisë Kuçovë – Aktiviteti i kësaj jave  organizohet në vijim edhe të disa aktiviteteve të më parshme të këtij lloj, aktivitete në kuadër të vitit të Skënderbeut, por ky aktivitet  tregon një risi te re për kulturën e kinematografin në Kuçovë . Me këtë rst dua të falenderoj zv.Ambassdores së Mbretërisë së Spanjës znj.Eva Mendoza e cila ka ndjekur nga afër për të dy herët aktivitetet që janë organizuar në kineman e qytetit tonë. Shpresoj që të kemi një bashkëpunim më të mirë mes dy vendeve tona pasi kinematografija si dhe tha znj. zv/ambasadore është një nyje lidhse në kulturat tona. Në të dy ativitete e shfaqes të filamave kemi pasur shumë supriza në qytetin tonë këtë e tregoj dhe pjesëmarja në natën e parë te aktores Adivie Alibali (Sharofi), “Motra e Skënderbut “, në rolin e Mamicës në filmin Skënderbeu. E vetmja aktore , e cila është prezent akoma në jetë dhe ruan gjurmë te kohës të këtij filmi madhështor, që është një produksion Ruso – Shqiptar i vitit 1953.  Më parë kemi pasur mes nesh aktorin  e njohur te kinematografis Mevlan Shanaj si dhe djalin e aktorit të madh Kadri Roshi, emrin e te cilit tashme e mban kjo kinema.  Pjemarja e këtyre talentve e aktorve të pa arritëshëm si dhe me pjesmarjen e një publiku të mbrekullueshëm tregon se  qytetit te Kucoves i shtohen risite kulturore .

Zv/Ambasadore e Mbretërisë së Spanjës z. Eva Mendoza . E pritur nga Kryetari i Bashkisë Selfo Kapllani dhe stafi i tij, znj. Mendoza shprehu mirënjohjen për këtë bashkëpunim me vlera të larta artistike dhe kulturore dhe gjithashtu gatishmërinë për të tjera bashkëpunime në fusha të caktuara të veprimtarisë kulturore dhe të një bashkëpunimi më të gjerë pasi sipas saj është kinematografija ajo që bëhet nyje lidhse miqësore dhe hap një tjetër presëpktivë në fushën e turizmit e pse jo dhe të një binjakzimi të një nga qytetet e mbretërisë Spanjolle me bashkinë Kuçovë. Ndërsa në këtë rast ka shmangur pyetjet për aktualitetin politikë duke thënë se sot jemi këtu për një event kaq të mbrekullueshëm. Kam kënqësin të them se vij për herë të dutë në këtë qytet me kaq kulturë këtë e tregon mësëmiri edhe pjesmarja kaq shumë me këtë publik të mbekullueshëm në këtë kinema që mban emrin e një aktori të madh tuajin si dhe është Kadri Roshi. Herën e parë isha në muaj prill ku u zhvillua aktiviteti kinematografikë “5 Netët e Kinemasë Spanjolle”. Ndaj dhe ju falenderoj për aktivitete të tilla për një publik që jeton në një qytet të vogël, por me një dashuri të madhe për artin, kinemanë dhe filmin, ka thënë në fund të fjalës së saj ambasadorja Spanjolle.

Adivije Sharofi-Alibali – Isha vetëm 17 vjeçe kur kam bërë disa kinoprova mes shumë konkurenteve dhe arrita të fitoja rolin e Mamicës , motra e Skënderbeut dhe luajta filmin me të famshëm që të gjith ne së bashku e këmi shmë përzëmër pasi është filmi që tregon dinjitetin e nji Kombi, të bashkuar rreth Princit Skëndebeu, që sot është heroj jonë legjenda e Kombëtar, luftetari që mbrojti për më shumë se 25 vjet lirin, forcoj shtetin e parë Shqiptar si dhe diti të mbrojte jo vetëm lirin por dhe gjith krishtërimin nga pushtimi Otoman. Ndonse jam shumë e privilegjar që jam mes jush do t’ju tregoj edhe pak nga vuajtjet e mija në inernim pa e ditur se përse, një natë të erët mes viteve 75-80, një makin erdhi tek pragu i derës dhe pasi morëm ato pak rraqe që kishim më mori mua dhe fëmiëjt e mij dhe më degdisi në Labovë të Gjirokastrës e prej andej në Kutalli të Beratit e më pas në Sheqëz mundet të them shumë për vuajtjet emija pasi anjëherë nuk kam për ti harruar lotët e mundimet. Një ditë kur isha në Kutalli në një hangar duhani dhjetra gra të mbledhura në punët e përditshme për të shkuar duhan që shumkush nga ju nuk e di këtë proces pune, erdhi {kinemaja shetitse në ato kohë në fshat dhe si për fatin tim do të shfaqej filmi Skënderbeu}. Shumë pak e dinin që unë isha “Mamica” dhe në moment filloj filmi shumë nga grat e fëmijët që ndimonin në kët proces pune nënat e tyre, herë shikonin filmin dhe herë më shikonin mua që vetë qaja nënzë. Nuk më pushonin lotët. Sapo mbaroj filmi një vajze e vogël mundet të ketë qënë rreth 10 vjeçe më pyeti, nëna po ti pse po qanë ? , mos je ti ajo aktorja, Mamica dhe pa marë përgjigjen thirri me zë të larët Mamica qënka këtu mes nesh. U krijua një vërtet një ankth dhe të gjith kthyen kokat dhe erdhën rreth meje dhe filluan të më përqafonin e të qanin . Në moment  harrova internimin pasi ata njerz nuk pyetën as për qeverin e asaj kohë që ishte shumë e rreptë dhe të bënte gjëmën vërtet. Duket se kjo qe edhe sebepi që më larguan nga kutallija pasi pushteti politikë i asaj kohe e pa që populli i atij fshati të mbrekullueshëm filloj të me mbante nga ana morale si në pllëmbë të dorës dhe më dërguan në një tjetër fshat në Sheqëz. Por edhe aty kam shumë respekt për atë popull që më mbajti si vajzën e tye në të dy fshatrat njerzit vinin e më takonin  natën dhe më sillni çfar t’u ndodhej pasi dhe ata vet jetonin në kushtet e tejskajshme të varëfërisë. Kurr nuk kam për ta harruar Xha Avdylin në Sheqëz, ashtu si nuk kam për të harruar Anen nënën e poetit Agron Duka në Labovë të Gjirokastrës.

Presidenti aktivitetit Skënder Jaçe tha për gazetën se : Në bashkinë Kuçovë gjithmon kemi gjetur mbështetjen e kryetari të saj Selfo Kapllani për zhvillimin e akativiteteve të tilla kulturore si shumë prej tyre, mes të cilëve “5 Netët e Kinemasë Spanjolle”, “7 Netët e kinemasë Evropiane”,etj. Nata e parë ishte plot surpriza me Motrën e Skënderbut Adivie Alibali (Sharofi) në rolin e Mamicës në filmin Skënderbeu. E vetmja aktore nga  të gjithë aktoret qe luajten per realizimin e tije, e cila është prezent akoma në jetë dhe ruan gjurmë te kohës të këtij filmi madhështor, që është një produksion Ruso – Shqiptar i vitit 1953. Po në këtë aktivitet kaq madhor për të dytën herë ka qënë e pranishme edhe Zv/Ambasadore e Mbretërisë së Spanjës z. Eva Mendoza, si dhe regjizori Kujtim Gjonaj.

Regjizori i njohur Kujtim Gjonaj citoj mes të tjerash : Në kuadrin e javës së filmit “7 Netët e kinemasë Europian”, në kinema ” Kadri Roshi ” , shijuam një film të mrekullueshëm spanjoll në prani të zv.Ambassdores së Mbretërisë së Spanjës znj.Eva Mendoza ,kryetarit te bashkisë Kucovë z. Selfo Kapllani,znj Adivije Sharofi-Alibali ,që interpreton Mamicën tek filmi Skënderbeu dhe pasionantit Skënder Jace,që organizon këtë javë mbreslënese të filmit Europian. Mundet të them se qyteti i kuçovës është qyteti i intelektualve, pasi në këtë qytet gjenë të ndërthurur kulturën me intelektin, në këtë qytet gjen me qindra e mijra intelektual, inxhinier, teknik, avjator, ushatarak, mësues e shumë e shumë prefesione të tilla që kanë përbërë dikur edhe bërthamën e shkencës së naftës me institutin e famshëm të saj !

Nga Kuçova Sulo Gozhina