Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar dhe Lista për Shqipërinë Natyrale sot në Tiranë, e nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit duke e fuqizuar edhe më shumë domosdoshmërinë e ribashkimit të Shqipërisë, sipas aktit juridik të 28 nëntorit 1912.
Aktin e nënshkrimit në mes të dy subjektëve gjithëkombëtare e realizuan nga Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar nga kryetari z. Tahir Veliu dhe nga Lista për Shqipërinë Natyrale kryetari z. Koço Danaj.
Akti i këtij bashkëpunimi nxitë dhe e fuqizon çështjen kombëtare për zgjidhje. “Sot është një datë historike për kombin shqiptar; ngase pikërisht më 4 dhjetor të vitit 1912, në Vlorë u formua Qeveria e parë e shtetit gjithëshqiptar në kufijtë natyral, sipas aktit të Shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë së vitit 1912”, deklaroi Veliu. “Sot, dëshmuam vullnetin tonë të përbashkët për jetësimin e aktit juridik të 28 nëntorit të viti 1912 dhe nuk do të ndalojmë deri në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët”, theksoi Danaj.
Vizioni i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar po gjenë përkrahje dhe po mbështetet në të gjitha trojet shqiptare, si një Lëvizje gjithëkombëtare me Platformën për Shqipëri të Bashkuar dhe me Programin Politikë të LSHB-së, si udhrrëfyes për realizimin e aspiratës kombëtare.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar sot në mëngjes realizoi edhe aksionin e mbrojtjës së sovranitetit të shtetit shqiptar duke e hedhur poshtë flamurin e shtetit armik grek nga Kalaja e vjetër e Himarës.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar prej zyrtarizimit më 16 korrik të këtij viti po përkrahet dhe po fuqizohet në masë duke fituar mbeshtetjën e popullit shqiptar në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptaret në Shqipëri dhe në trojet e okupuara nga fqinjët dhe nepër shtete të ndryshme të botës ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar po i konsulidon radhët e veta duke i formuar degët e Lëvizjes në disa qytete shqiptare dhe po vazhdon ti formojë edhe degët e tjera.