NDOFTA NESËR … Agim Basha

NDOFTA NESËR … Kuvendi Shqiptar
Pra,deklaratat e sotme të liderve politikë të vendit..duket se janë shpresëdhënëse..Nesër në kuvendin Shqiptar ka shumë mundësi që Reforma në drejtësi të Votohet…U deshën gati dy vjet (18 muaj saktësisht..)që të udhëtohej nga ”Pamundësia e votimit” një korsi e gjerë dhe shumë e gjatë…Aty udhëtuan të tre liderët e partive kryesore..duke i ngritur kurthe e gracka njeri-tjetrit…duke i prerë rrugën,duke e rrëzuar..duke e akuzuar kush më shumë njeri tjetrin..Medemek,hidh e prit topin tek njeri tjetri…Pra,pasi i thanë e stërthanë njeri tjetrit një mijë të zeza..(që ikanë pjesën më të madhe të tyre..)por ishte e panevojshme të thuheshin aq shumë herë…duke i marrë kohën e çmuar qytetarëve me gjëra pa vlerë..Pra,nesër mund të arrihet tek ”Korsia e mundësisë..” e cila përbën një autostradë të vërtetë në vetvete..Aty,pikërisht në këtë korsi është dashur të vinte lidershipi politik tri vjet më parë…jo tri..por plot nja 20 vjet më parë…që të mos kishim as vjedhje,as korrupsion,as abuzim me prona e pasuri shtetërore e publike,private etj…Të mos kishim piramida të tëra Krimi shtetëror..Të mos kishim Mafjan shtetërore..dhe të mos e kishim njohur kurrë Shtetin Paralel..Atë shtet që e ngritën banditët dhe gjithë kusarët e ligj të këtij vendi..Nëse do ishin futur lidershipi politik i vendit në këtë korsi që aty e gati 20 vite më parë…jam i sigurtë se nuk do kishim as një vit të zi 1997,1998,nuk do kishim 2001,2002,2003…etj…etj,as një vit tjetër makabër 2008,e në vazhdim..Dhe ..nuk kishim përse ta kishim një vit tjetër 2011.. e kështu me radhë…!Ok,nëse i referohemi deklaratave të bëra sot prej shefit të opozitës dhe kryetarit të kuvendit që konsideroheshin pengesat kryesore…ka shumë mundësi të votohet reforma nesër..!Puna më e vështirë do fillojë pas-nesër…e në vazhdim..Në ditët kur të implementohet paketa ligjore…Kjo do të jetë Golgota Shqiptare..Dashtë zoti dhe..monitorët Ndërkombëtarë do vazhdojnë me të njëjtin vullnet të punojnë me institucionet tona..për ti sjellë në ”terezi…,islla..”sidomos ..dashtë zoti të mos lodhen me ”otomanizmin e ri”..(në 1908 u quajtën xhon turq,ata që sollën një farë reformimi të sistemit otoman.. që po vdiste).. Pra,do jetë shumë e vështirë edhe për disa vite implementimi i reformave..Sepse këta politikanë do jenë edhe në vazhdim..për disa vite akoma..Dhe frika është se,Reforma ka impakt ndaj po këtyre që (ka shumë mundësi ta votojnë nesër..)..Megjithatë…(edhe vetë e kuptoj..se si mund të mendojë ndokush…Po prit njëherë se,zogu akoma majë pemës,e ti bën gati hellin…Nuk dua të vazhdoj me këtë arsyetim..Thjesht,dua të shpresoj se..Reforma në Drejtësi nesër do të marrë udhë të mbarë…Ndoshta do të votohet..Dhe,koha në vazhdim do të jetë me shqiptarët që punojnë e jo me ata që lanë kohën të punojë e vet rrinin ulur…si deri sot në mbrëmje..Shpresa…vazhdon të jetojë më gjallërisht brenda meje….!Si tek…Kënga e Sprapsme e Balës!