Ndermarje per mbrojtjen e gjallesave ne bregdetin e Adriatikut. Nga Ahmet Zani

Per breshkatQendra për Studimin dhe Ndihmën e Parë për Breshkat Detare në Patok vjen si një financim i projektit NETCET: “Rrjeti për Ruajtjen e Cetaceve dhe Breshkave Detare në Adriatik”. Projekt ky i cili e ka nisur aktivitetin e tij në vitin 2012 dhe përfundon në fund të Shkurtit të vitit 2016. Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte zhvillimi i strategjive të përbashkëta për ruajtjen e cetaceve dhe breshkave detare në detin Adriatik.
Ky projekt është një bashkëfinancim i Instrumentit të Bashkimit Evropian për Asistencën e Para-Antarësimit dhe 13 partnerëve nga rajoni. Aktivitetet lidhur me breshkat detare në Shqipëri janë mbuluar nga Shoqata Herpetofauna Shqiptare.
Rezultatet e arritura nga ky projekt janë të shumta si:
Shkëmbimi, standartizimi i njohurive shkencore dhe bashkëpunimi efektiv ndërmjet institucioneve të përfshira në ruajtjen e cetaceve dhe breshkave detare në Adriatik
Rritja e kapaciteteve institucionale për ruajtjen e këtyre gjallesave në shtete partnere
Shtimi i njohurive mbi popullatat dhe rreziqet që u kanosen cetaceve dhe breshkave detare
Rritjen e kapaciteteve teknike për rikuperimin e breshkave detare në Adriatik dhe trajtimi efektiv i breshkave të dëmtuara në qendrat e rikuperimit ekzistente/ të ndërtuara rishtazi
Rritjen e mundësisë së shpërndarjes së informacionit përmes qendrave për rikuperim të breshkave detare
Rritjen e ndërgjegjësimit të popullsisë bregdetare për praninë dhe nevojën e ruajtjes së këtyre gjallesave
Rritjen e njohurive dhe adaptimin nga peshkatarët të formave korrekte të mbajtjes dhe lëshimit të breshkave detare
Përmirësimi i praktikave të ruajtjes dhe menaxhimit të popullatave të cetaceve dhe breshkave detare dhe habitatave të tyre në Adriatik përmes bashkëpunimit rajonal
Krijimi i një krenarie dhe ndjenje pronësie për pasurinë natyrore të Adriatikut

Përvec veprimtarive të shumta shkencore, edukative dhe ndërgjegjësuese që ka zhvilluar ky projekt, ndërtimi i qendrës për studimin dhe ndihmën e parë për breshkat detare në mjediset e lagunës së Patokut ka shënjuar kulmin e zhvillimeve të tij në vendin tonë për shkak se kjo qendër:
Është e para e këtij lloji në vendin tonëMe syza
Do të mund të ofrojë një ndihmë të specializuar për breshat e dëmtuara
Do të shërbejë si një pikë lidhëse për rrjetin e monitorimit të kapjes aksidentale apo gjetjen e breshkave të ngordhura
Do të mund të shpërndajë informacion dhe organizojë aktivitete me grupmosha të ndryshme
Do të ofrojë mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve kërkimore në një mjedis të rëndësishëm për nga biodiversiteti dhe pozicioni siç është laguna e Patokut dhe gjiri i Drinit.