NASA ka zbuluar një tjetër “Tokë”, sot pritet njoftimi historik… Ne koference . Po eshte eshte nje planet qe ploteson kushtet per jete ..

   PlanetetNASA pritet të mbajë një konferencë për shtyp ditën e enjte për të publikuar zbulimin më të fundit të teleskopit “Kepler”, i cili ka zbuluar më shumë se njëmijë planete jashtë sistemit tonë diellor.

Njoftimi është dhënë nga Agjencia Hapësinore Amerikane, ku, siç transmeton TCh, thuhet se të enjten do të publikohet një zbulim historik. Megjithëse nuk ka gjë konkrete deri tani, mediat ndërkombëtare shkruajnë se bëhet fjalë për një planet jashtë sistemit diellor të ngjashëm me tokën, në të cilin mund të ketë jetë.

“Gjuetari i planetëve”, “Kepler” u dërgua në orbitën e tokës në vitin 2009. Ai ishte në kërkim për eksoplanete, (planete jashtë sistemit tonë diellor) të cilët të parë nga Toka kalojnë rastësisht pikërisht para yllit të tyre qëndror duke e errësuar atë rregullisht. Me ndihmën e këtyre oshilacioneve të vogla karakteristike, teleskopi i hapësirës ka gjetur rreth 4661 të dhëna për planetë të largët, nga të cilat rreth 1 mijë janë vërtetuar deri tani.

Deri tani astronomët kanë zbuluar 8 planete në të cilët mund të ketë jetë, duke përdorur të dhënat e marra nga teleskopi. Shumë prej këtyre planeteve në të ashtuquajturën ‘zonë e banueshme’, rreth një ylli, ku në sipërfaqen e planetit mund të formohet uji i lëngshëm, janë të paktën 40% më të mëdhenj se Toka.

NASA , konfirmoi atë që përflitej më shumë këto orë; gjetjen e një planeti tmerrësisht të ngjashëm me Tokën.

Zbulimi i bërë nga teleskopi Kepler u publikua pasditen e së enjtes nga agjencia amerikane e hapësirës.

Planeti i ri është pagëzuar me emrin Kepler 452B. Ai plotëson të gjitha kushtet për të qenë një planet që strehon jetë. Është më i vjetër në moshë dhe rreth 60 përqind më i madh se planeti ynë. Ky është ndryshimi kryesor. Sa për të tjerat, Kepler 452B kryen një orbitë të plotë rreth yllit të tij për 385 ditë, 20 ditë më shumë nga sa i duhet Tokës për të njëjtin veprim.

Planeti i ri ndodhet në atë që shkencëtarët e quajnë zona e jetës, e thënë më thjeshtë, që një planet të mund të mbajë jetën duhet të rrotullohet rreth yllit të vet në një distancë të caktuar, as larg dhe as afër tij.

Sipas shkencëtarëve të NASA-s, ai përmban ujë, ndonëse më pak sesa planeti ynë, por mjaftueshëm për të vazhduar, sipas përllogaritjeve edhe 500 milion vitë të tjera.

Kepler 452B ndodhet në yjësinë Cygnus, 1400 vite dritë larg. Ylli i tij është 6 miliardë vjeç, 1.5 miliardë më shumë sesa Dielli ynë.

Teleskopi Kepler është hedhur në orbitën e Tokës në vitin 2009. Që nga dita e parë e punës së tij e deri më tani ka zbuluar rreth 4 mijë ekzoplanete (planete jashtë sistemit tonë diellor), që ndodhen në zonën e jetës.

Sipas
Top Channel