MUZEU “SOLOMONI” BERAT, I PARI I LLOJIT NË HAPËSIRËN MBARËSHQIPTARE. Nga Simon Vrusho.

MUZEU “SOLOMONI” BERAT, I PARI I LLOJIT NË HAPËSIRËN MBARËSHQIPTARE Këto ditë, më saktë më 03 maj 2018, çelet Muzeu “Solomoni”, i pari i llojit në hapësirën mbarëshqiptare, që ka në fokus praninë 500-vjeçare të hebrenjve në Berat, prani që u rishënjua me ndjeshmëri të njerinjtë në Kohën e Holokaustit, ku mbi 600 hebrenj u strehuan dhe u shpëtuan në qytetin e Beratit , si dhe në rrethinat e tij, në fshatra si: Molisht, Tozhar, Kamçisht, Paftal, Mbreshtan, Qereshnik, etj. Bazuar në të dhëna arkivore dhe kërkimore studimore në terren, duke vjelë kujtesën e pashkruar të sagës hebraike në Berat, autori i muzeut, studiuesi Simon Vrusho, shpalos në stendat e muzeut momente nga më domethënëset të komunitetit hebre në Berat, duke nisur nga fillimet e shekullit XVI, kur 25 familjet e para hebreje u vendosën në Berat, duke krijuar Lagjen Hebreje, Mëhallën e çifutëve, e cila në maksimalen e saj arriti në 100 familje. Komuniteti hebre në Berat, ndonëse jo shumë masiv në numër, ka qenë i ndjerë për potencialin ekonomik e tregtar, për autoritetin moral dhe intasingjencën e mbrojtjes së të drejtave, edhe ndaj komuniteteve të tjera hebreje. Një hapësirë intriguese i kushtohet profilit tërheqës e problematik të Sabbatai Zevit, i miquajtur Mesia i Rremë, që vërtetë i tronditi strukturat otomanike të kohës, derisa ofiqarët më të lartë, madje veziri dhe sulltani ndërmorën masa ndëshkuese si internimi dhe konvertimi forcërisht. Vendvarrimi i tij, prej 3 shekuj e gjysmë vazhdon të tundojë dhe të grishë studime për prehjen e tij të fundme. Lakimi i Beratit dhe i Bilçës, si streha të fundme ka mjaft përkrahës dhe argumente. Pa dyshim, pikë pikante e muzeut përbën afishimi i listës së mbi 600 hebrenjve në Berat në vitet e Holokaustit, lista e beratasve strehues, të shoqëruar këto me foto ilustruese si të hebrenjve, ashtu edhe të beratasve, foto, mjat prej të cilave duken si të shkrpura dje. Befasi paraqet stenda kushtuar mbiemrit Cakrani, i cili me dokumente autentikë tregon kontributin e Kadri, Bektash dhe Kujtim Cakranit për shpëtimin e hebrenjve në tetor të vititi 1943, duke i kaluar shumë syresh në krahinën e Mallakastrës. Reflekset apo motivet hebraike në botën shqiptare, në faltore kulti të të gjitha besimeve, në mure, gur, apo në dru, etj. janë një kapitull interesant i Muzeut, si nga sahani i Kostrenit me mbishkrime aramaike, apo kutia prej brozi që lanë hebrenjtë në familjen e Mehmet Xhezos. Dhe papritur të shfaqet profili draamtik i Sarës-Lutfije që gjatë udhëtimit nëpër rrugët e jetës humbi emrin e saj, por jo të profetit Moisi. Befasi e këndshme pastaj kur sheh se si në të njëjtën shkollë, në të njëjtën klasë, në të njëjtën bankë studiojjnë nxënësi dhebre dhe nxënësi beratas, por ndërsa i pari e ka të atin emigrant, i dyti e ka aspirant. Kompozimi, profilet që të vështrojnë nga stendat i japin muzeut dinamikë dhe pulsim, fotot dhe objektet të vështrojnë në sy, duke kërkuar e dashur të komunikimtë drejtpërdrejtë me vizitorin apo shikimtarin.