MOS MA SHANI MËMËDHENË
Se kam mall shpirtin ma brenë,
Shumë dhe shumë Shqiptar,
Të ikur nga Shqipëria,
Flasin shajnë Mëmë-dhenë dhe hallet e tija,
Ta quash veten Shqipëtarë
Është nder dhe krenari,
Nga viset ti ku herdhe,
Nga e bukura Shqipëri.
Shqipëria është perla
Dhe toka e bekuar,
E shtrenjt dhe shum relike
Parajsa më e çmuar.
Duaje Shqipërinë,
Dhe tokën e të parit,
Perlën ti nga herdhe,
Tregoja çupës dhe djalit.
Futi mallëngjimin,
Fol gjuhën antare.
Mos shikoni interesin,
Dhe boten e madhe.
Thoni sa të doni
Qe s’jemi Shqiptar,
keni gjak Shqiptari
Ju gurgullon si llavë.
Sharlatanet, politika
Dhe keqbersi njeri,
Jan ata qe sjellin
Mos -marr-veshje te vuajtja njeri.
Shqipërin dhe vendlindjen
Ruajeni amanet,
Aty thell në zemer
Si pjalmin te këmbet bletë. Veron Hoxhaj