Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, priti sot përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Luginës se Preshevës, të kryesuar nga Galip Beqiri. Në takim u diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e Transportit me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik të këtij Rajoni. Gjatë takimit, Ministrit Haxhinasto iu prezantuan disa problematika që hasin bizneset e shqiptarëve në Luginën e Preshevës në transportin e mallrave të eksportit nga Shqipëria. Haxhinasto garantoi angazhimin e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës për kapërcimin e pengesave jofizike të shfaqura gjatë transportit të mallrave mes dy vendeve dhe lehtësimin e mëtejshëm të shkëmbimeve tregtare dhe sociale mes dy vendeve, si dhe premtoj zgjidhje të shpejtë të problematikës.

