MALLI SHPIRTIT IM PËRMET… Vargje nga  Veron Hoxhaj.


Sa I bukur- sa I rrallë
Sa I ëmbël- sa kam mall
Sa ke vlerë- sa me jep jetë
O i ëmbli im Përmet.

Ti je ylli- e ti je hëna
Ti je dielli – e ti je Nëna
Ti romancë me gjelbërim
O Përmet i shpirtit tim.

Un kam ikur, e të kam lënë
Në ëndërr me ty kam qënë
Dallëndyshe ndërroj dhenë
Kthehem prapë te gjej folenë.

Ne Përmet te trëndafilat
Mbi degë bliri rrinë bilbilat
Ballkonet lule nektari
Me gurgullon shpirti nga malli.

Për Përmetin an dhe mbanë
Për vend lindjen Topojanë
As njëherë s’do të harrojë
Mallin tim do ta tregoj . Veron Hoxhaj