LUM KUSH E KA MIK.. Vargje nga :Maki M Canolli

LUM KUSH E KA MIK

Kudo ndodhet poeti
te toka e te deti,
te fusha e te mali
te fshatari e qytetari.

Te dega e qershisë
te zemra e fëmisë,
te zogu i malit
te shpirti i varfanjakut.

Te retë në qiell
te rrezja në Diell,
te loti i fëmiut
kur pikon prej shiut.

Te fjollat e borës
te librat e shkollës,
te shkelqimi i Hënës
te varri i nënës!

Në prehërin e nënë Terezës
te lulja e prekur prej vesës,
te shpata e Skenderbeut
në përqafimin e Atdheut!

Te shtiza e Flamurit
te besa e burrit,
te lahuta e Malësisë
te luftëtarët e Lirisë!

Vetëm në një vend
poetin nuk e gjenë,
aty në politikë
ku edhe dreqi ikë.

Poeti është i kudo ndodhur
gjithmonë i palodhur,
errësirën e bënë dritë
lum kush e ka mik

DETI DHE POETI

Deti dhe poeti
kanë ngjajshmëri mes veti
njëri të rrëmben me valë
tjetri ta merrë zemrën me fjalë.

Deti dhe poeti
ngjajnë shumë mes veti,
i pari në brendësi ka xhevahirë të rrallë
i dyti fjalët i ka margaritarë.

Deti dhe poeti
janë miq mes veti,
njëri ka pasuri në mbrendësi
tjetri ka në kokë shumë dituri.

Deti dhe poeti
adhurohen edhe nga mbreti,
i pari fizikisht e përmirëson shëndetin
por edhe shpirtërisht shërohemi me poetin.

Kur zhytemi në det
valët na përkëdhelin vetë,
herë lehtas e herë s’i cunam
mbi trupin tonë vihen s’i jorgan.

Vargjet e poetit
na vinë s’i pëllumbi
kur shtrihemi në shtrat
më ëmbël na zë gjumi.

Detin dhe poetin
e adhurojnë gjithë njerëzia,
me të dy së bashku
ka më shumë vlerë poezia.

Kur bëhen bashkë
deti dhe poeti,
para tyre i vogël
duket edhe mbreti!

©Maki M Canolli