Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve Shqiptar në Itali,promovim i kultures shqiptare.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve Shqiptar në Itali eshte themeluar  në muajin Maj të vitit 2015 në Verona Itali. Lidhja eshte konceptuar  si një shoqatë ku aderojnë shkrimtar, poet, regjizor, piktor. Fotograf , këngëtar, vallëtar etj me mision për të promovuar artin dhe kulturën tonë kombëtare jashtë Atdheut si dhe për të promovuar veprat e artistëve shqiptar dhe gërshetimin e vlerave të tyre me ato në vendet ku jetojnë. Aktiviteti i shoqatës shtrihet gati në të gjithë territorin Italian ashtu si dhe ku janë të shpërndar antarët e shoqatës, Shoqata ka zhvilluar  disa aktivitete të ndryshme si ‘GRILIATA POETIKE’ e cila zhvillohet në muajin Maj në një atmosfere pothuaj krejt shqiptare mes këngès dhe valleve shqiptare, vargjeve poetik dhe gatimeve tradicionale si dhe aktivitetin  ‘ LE PAROLE DELL ANIMA’ recitime të poezive të poetëve të njohur shqiptar dhe italian. Nderkohe ne keto aktivitetet behet  dhe shpërndarja e çmimeve përkatësve. Lidhja  zhvillon promovime të krijimtarisë së antarëve të shoqatës në zona të ndryshme.

Aktualisht president i shoqatës është i zgjedhur poet Skender Lazaj bashkthemelues i shoqatës i cili jeton në Itali prej më shumë se 20 vitesh, autor i dy vëllimeve poetik ‘RINGJALLEM PER DASHURINE’ shqip- italisht dhe ‘HIRI I LOTEVE’ .

Krijimtaria e tij është e publikuar në disa gazeta nacionale  si dhe ne  ‘INTERVISTA’, ‘NACIONAL’, ‘ DESHNICA’. ‘BRESCIA OGGI’, ‘ VALTROMPIA’ revista Italiane ‘ HORIZONTI’ si dhe në disa antologji ‘ FLUTURIM PULEBARDHASH’, ‘MAJAT CAJUPIANE’ ku ka fituar dhe çmimin e dytë etj.