LETËR PUBLIKE!
Mjekë, deputet në Parlamentin e Kosovës, kolegë të studimeve, koleg të profesionit dhe ish student të mI! Në këtë vend jam i detyruar të shprehë paknaqësinë time të thellë, lidhur me heshtjen tuaj të pakuptimt në seancat e Parlamentit! Qëndrimi juaj pasiv, krijon përshtypjen, sikur ju, sallën e parlamentit e keni marrë thjeshtë , si një vend pune, vend pushimi dhe rekreacioni, e jo, si një fushëbetejë, për avancimin e shëndetit dhe ndërtimin e shtetit, duke mos përjashtuar mjerisht, vetëm konfliktet ndërpartiake, ngritjen e dy gishtrinjëve dhe marrjen e meditjeve! Të nderuar koleg! Është tepër i lartë investimi i popullit në ju, për të qëndruar indiferent përballë mjerimit që e ka kapluar mjekësinë, për krimin dhe korrupcionin në mjekësi, për tregëtinë me shëndetin e popullit përmes përqindjeve, për produktet terapeutike me përmbajtje të dyshimtë, për tenderomaninë, vjedhjet, për shndërrimin e spitaleve në strehimore për të burgosur të korruptuar dhe inkriminuar, abuzues edhe me moralin e punëtorve, dhe, edhe më e keqe, heshtja e juaj para vrasjeve institucionale nga injoranca dhe vrasjeve politike, si ky i fundit në Burgun e Prizrenit. Ju, si delegat, përfaqësues të popullit, të deleguar, mes tjerash edhe në mbrojtje të drejtësisë, keni obligim moral dhe juridik, të jepni kontributin tuaj profesional në këtë drejtim, duke ua sqaruar pjesës tjetër të parlamentarëve, injorant në shëndetësi, se vetëvrasja, me mjetet e pranishme në dhomën e vdekjës, është e pamundur dhe se plagët e pranishme në lëkurën e viktimës, jënë plagë të dhunës, për të kërkuar në këtë mënyrë, zgjerimin e hetimeve nga drejtësia e vendit apo ajo ndërkombëtare , jo vetëm për aktorë të mbytjes, por edhe për pushtetarë, polic, gjygjtar, prokuror, mjek dhe të tjerë faktor, të implikuar në çfardo mënyre qoftë!
Në vijim, dua t’ju përkujtoj porosinë time si pedagog në leksionet e Patoogjisë, kur kërkonja nga ju, që sa më shumë të mësoni, sepse do të bëhëni mjek, e mjeku, mbron shëndetin duke luftuar vdekjen, dhe jo rrallë rrezikon dhe veten!