LETER E HAPUR DREJTUAR MINISTRIT TE KULTURES, RINISE DHE SPORTEVE KOSOVE! I NDERUAR Z. SHALA!

LETER E HAPUR DREJTUAR MINISTRI SE SE KULTURES, RINITE DHE SPORTEVE KOSOVE!
I NDERUAR Z. SHALA!
Ne vijim te interesimit tone per trashegimnine tone kulturore mbarekombetare, ne vijim te inspektimeve tona private te ketyre qendrave ne KOSOVE kemi verejtur se:
Ne Manastirin e Gracanices, ne perberje te struktures se saj ndertimore, gjenden disa gure graniti qe padyshim jane terhequr nga qyteti antik i Ulpianes; praktike kjo mbare europiane per kohen. Problemi qe shtrojme nuk eshte masa e blloqeve prej graniti, por disa shkrime ne gjuhen latine qe ndodhen ne to! Eshte ndoshta edhe e tepert ta theksojme, por ne kushtet kur te gjitha kronikat tona jane tashme te zhdukura e te djegura, te vetmet kronika qe neve iliro- shqiptareve na kane mbetur jane pikerisht keto mbishkrime te cilat zakonisht memorizojne faktet me te rendesishme ne historine e nje qyteti! Pikerisht per kete arsye, terheqja, studimi dhe arkivimi i ketyre gureve ne Muzeume eshte i barasvlershem me studimin dhe ruajtjen e librave dhe kronikave me te vjetra neper arkiva! Ne rastin konkret kuptohet se problemi eshte shume delikat dhe nuk mjafton vetem ne projekt inxhinierik qe do beje zevensesimin e bllokut apo blloqeve ne fjale, por besoj se do duhen paraprakisht edhe zhvillimi i bisedimeve delikate me palen serbe e cila padyshim do beje rezistencen e vet. Keshtu qe eshte e nevojshme qe nga institucioni juaj te pergatitet nje strategji e plote dhe efikace, gjithperfshirese dhe transparente per shpetimin e ketij dokumentacioni rreth 1800 vjecar! Per te garantuar edhe moshumbjen e dokumentit une Ju sugjeroj dokumentimin paraprak e ne menyre diskrete te objekteve ne menyre qe dokumenti te mos na zhduket sikurse Ka ndodhur me shume te tjere! Paraprakisht ju them se ne kete kishe ka me shume se ne objejt te tille, por objekti me kryesor gjendet ne bazament te faqes jugore te kishes. Pra kur je tek porta e saj duhet te rrotullohesh nga e djathta (pa hyre ne kishe) dhe diku ne mes te gjatesise, 40 cm mbi nivelin e tokws gjendet ky gur me gjatesi rreth 1 m mbi te cilin ka nje tekst ne gjuhen latine. Ju uroj suksese ne punen tuaj. Me respekt Engjell Gishti.

Fotografia e Engjell Gishti
Fotografia e Engjell Gishti
Fotografia e Engjell Gishti
Fotografia e Engjell Gishti
Fotografia e Engjell Gishti