Fillon aksioni për çlirimin e hapësirave publike në qendrën e Adriatikut. Stafi i Bashkisë Kurbin, me mirkuptimin dhe ndihmesën e vetë banorëve të zonës, që në orët e para të mëngjesit, kanë nisur aksionin për prishjen e objekteve informale, shkaktarë të drejtpërdrejta të dëmtimit te rrjetit të ujërave të zeza dhe krijimit të ambienteve burim sëmundjesh. Duke e bërë jetesën tejet të vështirë për banorët.Pasi të përfundojë procesi i rehabilitimit te ambienteve të përbashkëta të pallateve, do të vijohet me ritme të larta për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizime dhe shtrimin e trotuarëve, duke ndryshuar njëherë e mirë këtë realitet të hidhur për keto banorë.
Prej dekadash banorët e kësaj qyteze prane bregdetit të Adriatikut, zonë mjaft e populluar me banorë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit janë përballur me fenomenin e ndotjes prej ujrave të zeza, ndërsa tashme bashkia e Kurbinit dhe krue i saj z. Artur Bardhi kanë menduar të kthejnë këtë qytezë me parametra bashkohorë.
Banorët kanë mbështetur iniciativën, duke ndihmuar pë prishjen e tërë objekteve informale, madje janë bashkuar kësaj iniciative për të ndihmuar në aksionin e ndërmarrë nga bashkia e Kurbinit. Sakaq Artur bardhi ka premtuar përshpejtimin e punimeve në pastrimin e tërë zonës duke filluar dhe punimet në investimin e kanalizimeve projekt që ka si qëllim të përfundojë në kohë rekord.


