KUQ E ZI NË AUSTRI… Pershkrim nga Petrit Aliaj.

KUQ E ZI NË AUSTRI.

Me ftesë të zj.Shpresa Kamberaj ,kryetare e shoqatës së gruas “Kuq e Zi”të qytetit alpin Austriak, Villach ose Villaco siç e quajnë vendasit, i bashkangjitemi grupit të shoqatës “Unikomb”në Treviso për të udhëtuar e festuar së bashku, ditën e flamurit.

-Udhëtojmë me tre makina drejt këtij qyteti piktorest i rrethuar nga maja të larta, kreshta dhe rrafshnalta shkëmbore . Jemi në shoqërinë e miqve tanë,z.Selim Musaj, president nderi i shoqatës “Unikomb” ,z.Agim Mulosmani,drejtues i kësaj shoqate për Trevison.Shkrimtarja.Lumturi Plaku zv,presid. e “Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Itali” si edhe z Ardit Aliaj,president i Org,Vullnetare “InterAction” në Brescia (IT.)

Na duket sikur ndodhemi në një ansambël të pa i dentifikuar ,ku ujrat termale me liqene të kristaltë,shpalosen bukur me natyrën e mrekullueshme,e mjaft piktoreske të kësaj zone. Mbrëmje,sapo kemi mbërritur në hyrje të ndërtesës ku shpaloset,thjeshtë,tërheqës e magjepës,flamuri ynë kombëtar kuq e zi,si një nga flamujt më aktrativ në Botë i cili na evokon emocionet e krenarisë,besës,guximit e traditës sonë.

-Në hyrje të sallës,mirëseardhjen,na e uroj zj.Flora Bajrami,anëtare e kryesisë së shoq. “Kuq e Zi” dhe mësuese e shkollës Shqipe në Villaco. Shkollë në të cilën mësojnë 24 nxënës të ndarë në dy grupe. Në çast arrin edhe kryetarja e shoq,së gruas “Kuq e Zi” zj,Shpresa Kamberaj e veshur hijshëm me kostum kombëtar duke mbajtur prej krahu,aktoren e mirënjohur ,nderin e kombit Margarita Xhepa.  Nga Tirana kishte ardhur edhe mikja e jonë, Mira Korance ,veprimtare ,botuese e drejtuese e shoqatës kulturore “Jehona Shqiptare . Ajo më foli për një projekt të sajin mbarë kombëtar, muziko-letrar për fëmijë. Bëhet fjalë për një konkurs i cili do të mundësohet në Tiranë në muajin korrik me pjesmarrjen e fëmijve nga të gjitha vendet e Europës të shoqëruar me prindërit e tyre .

Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm;ambasadori i Shqipërisë në Austri ;z.Roland Bimo dhe konsulli i ambasadës së Rep .së Kosovës në Austri, zotni Imer Lladrovski e përfaqësues shoqatash nga Shqipëria , Austria. Italia e Sllovenia .

-Hapja e kësaj mbrëmje festive me himnin kombëtar i takoi nxënësve të shkollës Shqipe të cilët me recitimet e tyre për flamurin ,atdheun e gjuhën ishin një pasqyre e asaj që mësuesit ne emigrim u trasmetojnë brezave më të rinj. Në përshëndetjen e saj zj Shpresa Kamberaj, falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen e tyre si një vlerësim, fakt i pranisë së tyre në këtë përvjetor  të 104 të pavarësisë . Ajo me një përshkrim të shkurtër të aktiviteteve e rritjes në numër të grave pjesëmarrëse në to. Te gjitha keto vijoi me tej zj Kamberaj  tregojnë arritjet e një vlerësimi të konsiderueshëm të rolit që kjo shoqate zë ne komunitet, e veçanërisht në forcimin e marëdhënieve e përkujdesit që tregojmë për ecurinë e shkollës Shqipe në Villaco.

Ishte kënaqësi të njihesha jashtë virtuales së facebook-ut me poetin e patriotin Shqiptar me banim në Slloveni z.Hasan Elshani i cili më dhuroi botimin e librit tij të fundit me poezi;”Zjarri i Dashurisë”. Një tjetër surprizë ishte edhe prania në festë e ideatorit të faqes në facebook “Vivere in Albania”z.Gabriele Cogodi, kurdoherë i mirëpritur e i respektuar kudo nga shqiptarët për punën e tij pasionante në drejtim të njohjes dhe evidentimit të vlerave e të traditave tona kombëtare me publikimet e promovimet e tyre në public. Edhe këtë herë e mirënjohura Lumturi Plaku, recitimin e saj ja kishte dedikuar një nëne shqiptare e cila e vuan shpirtërisht mos njohjen e gjuhës shqipe nga nipërit e saj. Një poezi-apel për këdo që gjuha e jonë e bukur të mos vdesë,por të gjallërohet edhe ne diaspore, ti mundësojmë brezit tonë më të ri me hapjen e sa më shumë shkollave shqipe në emigrim mesimin e gjuhes Shqipe .. -Nuk munguan në këtë mbrëmje edhe vargjet e bukura të L.Poradecit të interpretuara nga artistja e popullit e nderi i kombit, Margarita Xhepa për këtë ditë të bekuar “Dita e 28 “ . Për të humburit në dhe të huaj, ajo recitoi vargjet e poezisë “Biri Im”, shkruajtur nga humanistja e luftëtarja e pa epur për bashkim kombëtar,mikja e jonë, Vitore Stefa Leka. Të pranishmit i përshëndet edhe zj.Gerda Santriesser,zv /kryetare e Bashkisë në Villach,e cila ndër të tjera falenderoi organizatorët për ftesën e njëkohësisht u uroi të pranishëve pervjetorin e pavarësisë e lumturi në familjet e tyre. Larmija e valleve tona të luajtura nga valltarët e grupeve “Bajram Curri “ ardhur nga Treviso dhe “Shqiponjat” nga Lecco, ishin një tjetër bukuri e ruajtjes së artit tonë popullor me motivet folklorike, trajtën e formacionet e tyre të cilat u rregjistruan nga operatori dhe gazetari i rrokum tv.kosovë z,Halil Rrustemaj treguan se edhe ne vendet ku ka bashkekombas festohet Kuq e Zi. Mbyllja e kësaj feste të bukur u shoqërua me tortën madhështore kuq e zi, pregatitur nga aktivistja e shoqatës së gruas “Kuq e Zi”zj. Myrvete Myftari.

Duartrokitjet dhe fotografitë janë kujtimet më të bukura të kësaj mbrëmje të mrekullueshme në mes miqsh .