Krijohet truri artificial

Truri artificPër momentin ka vetëm 2 milionë neurone, në krahasim me rreth 1 miliardë që ka një tru normal. Anabel, kështu është pagëzuar truri i parë artificial që ka mësuar gjuhën e njërzve dhe ka arritur të flasë. Ky hap i madh i shkencës është realizuar në Itali në Universitetin e Sasarit, në bashkëpunim me atë të Plymouth -it në Britaninë e Madhe.

Anabel është një model truri me neurone artificiale të ndërlidhura, që do t’u mundësojë shkencëtarëve të studiojnë proçese cerebrale të ndërlikuara, si për shembull ai i të folurit.

Ekperimente që janë shumë të vështira të realizohen me një tru natyral, sepse truri i njeriut përbëhet nga afro 1 miliardë neurone në komunikim me njëri tjetrin nëpërmjet sinjaleve elektrike. Shpikësit e Anabel premtojnë se këto janë vetëm hapat e parë, pasi krijesa e tyre do të “rritet”.

Ata pretendojnë të rrisin numrin e neuroneve në trurin artificial, çka do të përmirësonte kapacitetin e tij dhe do të mundësonte eksperimente të mëtejshme, madje do të mund të integrohej edhe trupin e një roboti të sofistikuar.

Tv Klan