Konkurenca midis llojit. PS + LSI ne gare per Beratin e Kucoven. Nga Berati Dilaver Xhelili.

BERAT
– Berati mollë sherri për dy  forcat politike Parti socialiste dhe Lëvizja Socialiste Integrim
     Partia socialiste – Do të fitojmë 5 deputet  në qarkun Berat
Dilem e madhe në bastionin e majtë në qarkun e Beratit .
Berati ,ëshët kthyerë në një mollë sherri për dy forcat politike   Partia socialiste  dhe Lëvizja Socialiste per Integrim .Te dyja këto forca politike,kanë kohë që kanë nisur fushatën për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit .Për të arritur rezultate të larta këto dy forca politike kanë zgjedhur  edhe drejtuesit politikë për qarkun ,të cilët kanë marë detyrë që të arrijnë rezultatet e larta në këto zgjedhje.
Partia socialist është në ankth të madhë ,pasi dy bashkit kryesore  Beratin dhe Kuçovën ,drejtohen nga forca politike  e Livizjes  Socialiste per Integrim ,gjë e cila  ka krijuar një bazë të fortë politike. Sipas drejtuesëve të Partive socialiste në këto dy bashki ,mësohet se shumë istitucione kryesore në këtë qarkë ,drejtohen nga LSI. Si Drejtoria Shëndetësia ,Bujqësia ,Drejtoria ushqimit ,Drejtoria Pyjore ,Ndërmarja e naftës Kuçovë ,ku dhe numëri më I madhë I të punësuarëve kanë qënë të forcës politikë të LSI. Madje po te perfshihen edhe te punesuarit ne administrat LSI dele si forca me e votuar. Kjo situatë ka shqetësuar shumë drejtuesit politik të partisë socialiste ,e cila është angazhuar ,për të afruar sa më shumë votuesit që janë të lëkundur .Por plaga më e madhë për partin socialiste në këtë qark ëshët se nuk u relizuan shumë premtime ,qe u premtuan në fushaten e para 4 viteve  .si ajo e punësimit në radhët e socialistëve .Ndërsa LSI, vazhdon fushatën shumë e qetë ,pasi  mendon se ka siguruar përkrahjen tek sipatizanët e vetë ,me punësimet që ajo ka bërë.
Sot numërohen 10 istitucione kryesore qe drejtohen nga drejtues te forcës politike të LSI s. Në këto zgjedhje  LSI, futet me  humbjen e një deputeti ,pasi qarku I Beratit ,nga 8 deputet ,në këto zgjedhje do të jenë 7-te .Sipas drejtuesve të Partisë socialiste në Berat ,e Kuçovë ,bëhet e ditur se 4 deputet, I ka të sigurt ,por ajo po punon që të mari dhe deputetin e pestë gjë te cilen  po kërkon që ta mari dhe LSI.  Këtu e ka dhe sanafillën ashpërsia e madhe politike që sapo  kafilluar në këtë qarkë.
Kryetari partisë socialiste bashkisë Kuçovës, Kreshnik Hajdari ,u shpreh se: Kuçova do ta fitojë me çdo kushte deputetin e saj ,edhe pse mund të ketë ndonjë qefëmbetje  të vogël.  Zgjedhjet e 18 qershorit ,do të kenë përqindje më të lartë të votuesëve ,se në zgjedhjet e më parshme tha ai.

Valbona Zylyftari ,kryetarja e partisë socialiste Berat, u shpreh: Ne kemi angazhuar të gjitha strukturat tona për të kryerë një fushat rezultative .  Ne në këto zgjedhje do të fitojmë 5 deputet nga 7 që janë të mundshëm,për këtë ne po punojmë  shumë fort , në të gjitha zonat .  Ne  punojmë më shum me ata njerëz  që janë të lëkundur dhe të tjerët që janë të majtë por nuk vijnë në votime .I deleguar politikë  për qarkun e Beratit ,partia socialist ka dërguar Ministrin dhe  antarin e kryesisë Bledi Klosi ,i cili ka filluar të punojë me strukturat e partisë në Berat ,me pretendimin se partia socialiste do të fitojë 5 deputet .    Ndërsa kammpi tjetër politik LSI, ka besim të madhë në këto zgjedhje se kryetarët e bashkive  ,njëkosishtë janë dhe drejtuesit e LSI, në Berat dhe Kuçovë .Burimet nga këto dy kampe bëjnë të ditur se lufta për të fituar do të jetë shumë e ashpër në këtë qarkë që quhet ndryshe bastioni socialist .