Nue Oroshi
Kongres i rëndësishëm për sigurin e mbrendshme të Gjermanisë, dhe rolin e saj në sigurinë e jashtme të Gjermanisë në botë
Me 7 Nëntor 2016 në Berlin nën organizimin e CDU-CSU së Gjermanisë u mbajtë një kongres mjaft i rëndësishëm për sigurinë e mbrendshme dhe të jashtme të Gjermanisë. Në këtë Kongres morën pjesë dhe paraqitën situatën e sigurisë Ministrja e Mbrojtjës së Gjermanisë dr.Ursula von der Leyen, Ministri i punëve të mbrendshme të Gjermanisë Dr.Thomas de Maiziere , Kryetari i qytetit të Augsburg, dhe nënkryetari i CSU-së Dr.Kurt Gribl, Ministri i punëve të mbrendshme të Bajernit Joachim Hermann. Që të katër funksionarët e lartë të Gjermanisë paraqitën me orë të tëra situatën aktuale si dhe zhvillimet e mbrendshme dhe të jashtme të Gjermanisë, fokusuar në politikat që udhëheq shteti Gjerman në Evropë dhe përgjithësisht në botë. Më pas u mbajtën edhe katër akademi te tjera që kishin për tema edhe situatën e ushtrisë gjermane në qështjen e sigurisë politike, sigurimi modern i qështjeve të sigurisë së mbrendshme të Gjermanisë, roli i qështjeve kibernetike në ndalimin e akteve terroriste, si dhe qështja e përbashkët e të gjitha organeve të sigurisë së Gjermanisë në luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit islamik. Kisha fatin që në këtë kongres të jem shqiptari i vetëm ku e shfrytzova mundësinë e kontakteve të ndryshme dhe bisedave frytdhënese që ky model i sigurisë së Gjermanisë në të ardhmen të merrët si model për cështje të sigurisë edhe në të gjitha trojet shqiptare.