Konferenca e PD-së Kurbin. Nga Ahmet Zani

koferenca-pd-kurbinKonferenca e PD-së Kurbin e zhvilluar në ambjentet e Pallatit të Kulturës Laç, analizoj aktivitetin politik përgjatë periudhës trevjeçare.
Partia demokratike ne Kurbin ka rezultuar me rënje, dhe kjo si rezultat e rrejdhjes nga antarësia, kjo nga puna e dobët e kryesisë. Nga zgjedhjet e fundit vendore si rezultat i moskandidimit demokratët humbin këtë njesi vendore.
Kurbini i njohur si bastion i fuqishëm i së djathtës, në vitet e fundit ka rezultuar me humbje në dy raste pushtetin vendor, ndaj kjo Konferencë do t’i paraprinte zgjedhjes së kreut të ri të Degës së demokratëve të Kurbinit dhe strukturave Drejtuese të saj.
Në kandidim janë vënë përballë Altin Biba dhe Behar Haxhiu, të cilët shpalosen dhe alternativat përkatëse, ndërsa fitues me një numër të konsiderueshëm votash Behar Haxhiu do të drejtojë Partinë Demokratike  në Kurbin. koferencatre
 Behar Haxhiu ish- kryetari i Komunës së Milotit i cili përgjatë katër viteve do të kryente një sërë investimesh, duke fituar kredibilitet jo vetem tek banorët e Milotit por dhe me gjërë. Sigurisht z. Haxhiu invetimin më të rëndësishë e ka kryer në rrjetin e ujësjellësit, një gangrenë e disa viteve, si dhe kryerjen e invetimeve në qytet me hapsirat e blerta dhe rikonstruksionin e trotuarëve dhe investime në disa fshatra të kësaj njesie administrative. Veprimtaria e tij e sukesshme si drejtues vendor, dhe aftësitë profesionale i mundësuan kandidimin për kreun e demokratëve në Kurbin të cilët i kanë dhënë votbesimin. koferenca2
 Kryetari i ri i Partisë Demokratike Behar Haxhiu do falenderonte demokratët  kurbinas, duke ju premtuar organizim të mirfilltë nga strukturat, njëkohësisht impenjimin e demokratëve si zë i fuqishëm, për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.