“Kolor” hapet në Edward Leart edicioni i 17-të i ekspozitës të fëmijëve

“Kolor” hapet në Edward Leart edicioni i 17-të i ekspozitës të fëmijëve

Ekspozita “Kolor” e kthyer tashmë në një traditë të rëndësishme në artet pamore është hapur mbrëmjen e sotme në galerinë Edward Lear, duke rregjistruar edicionin e 17-të. Krijimet e plotë 150 fëmijëve nga mosha 6 deri më më 15 vjeç në teknikat vaj, akuarel, pastel, rapidograf u prezantuan për publikun në një ekspozitë që do të qëndrojë e hapur për disa ditë.

I konsideruar si eventi më i rëndësishëm në qytet dhe i vetmi për nga përmasat në vendin tonë, “Kolor” ka bashkuar 150 fëmijë të qytetit të Beratit. Ata prezantuan krijimet e tyre të realizuara gjatë këtij viti, të cilat u përzgjodhën nga një grup profesionistësh.
Miqë të galerisë, prindër e mësues, ishin prezent në hapje të kësaj ekspozite që solli emocionet fëminore nëpërmjet ngjyrave, formave të një larmie krijimesh.
“Për këtë ekspozitë është bërë seleksionimi në të gjitha shkollat e qytetit dhe janë përzgjedhur punimet më të mira të nxënësve, të cilët kanë premisa për tu bërë piktor të mirëfillt, jo të gjithë do të ndjekin rrugën e artit figurativ, por e sigurtë që nesër ata do të jenë arkitekt, dizanjer, artizan dhe stilistë, bëri më dije në hapje të eventit drejtori i galerisë dhe kuratori i ekspozitës Jani Kumati.
Nga 1134 punime të paraqitura nga fëmijët u përzgjodhën 247 prej tyre dhe nga 247 që u futën në konkurim për këtë ekspozitë, u përzgjodhën 150 fëmijë të moshave të ndryshme”, pohoi ai.
Në këtë ekspozitë pjesëmarrësit patën mundësi të shijonin të gjitha teknikat e artit figurative duke filluar nga vaji, akuarel, pastel, laps dhe rapidograf. Krijuesit e vegjël sollën nëpërmjer këtyre teknikave emocionet e peisazhit të natyrës së bukur të qytetit, portrete, botën e brendshme të tyre në personazhe fëmijësh apo dhe kompozime se si ata shohin botën dhe gjithësinë.
Në kët ekspozitë u veçuan fëmijët e moshës 15 vjeçare si: Benilva Zoga, Spiro Frashëri, Martina Ramadani, Teja Lamce, Dea Tanushi, Johannes Likaj, Rea Doraci, Esmeralda Zoga, Denisa Karapiti, Franci Doko, Ernis Mbrakulli, të cilët kanë qënë pjesëmarrës në të gjitha edicionet e viteve të fundit dhe përfundojnë sot pjesëmarrjen në ekspozitën “Kolor”.
Më pas për të gjithë fëmijët pjesëmarrës u shpërndanë çertifikata, ndërsa prindër dhe mësues shijuar krijimet e artistëve të vegjël.