Ka përfunduar e qetë protesta në Maqedoni, shqiptarët nuk u lejuan të protestojnë para qeverisë

protestat-1-gusht444
GAZETAEXPRESS E premte, 01 Gusht 2014 14:33

Ka përfunduar e qetë protesta. Gjatë fjalimit para protestuesve, ish-deputeti Hysni Shaqiri ka deklaruar se nuk do të ndalen protestat derisa të mos shpalosen dëshmi të qarta në rastin “Monstra”.
“Duhet që të shpalosin dëshmitë mbi të cilat janë gjykuar të burgosurit dhe në bazë të këtyre dëshmive edhe ne do të pranojmë vendimin”, ka deklaruar Shaqiri.

Ndërsa, Bedri Ajdari nga Këshilli Organizativ i protestave tha se kanë kërkesa të reja të cilat duan t’i shpalosin para Qeverisë, ndërsa ka lutur policinë që t’i lejojnë të depërtojnë.

“Protesta me procedurë të rregullt është paraqitur në polici, por prapseprapë nuk po na lejonë që të protestojnë para Qeverisë”, ka thënë Ajdari.

Policia i pengoi demonstruesit t’i afrohen Qeverisë

Policia kishte vendosur barrikadën dhe nuk është duke lejuar turmën e protestuesve që të depërtojë për të shkuar para objektit të Qeverisë, ku do të lexonin kërkesat e njohura për rastin “Monstra”.

Janë me dhjetëra protestues që kanë sfiduar motin me shi për të marrë pjesë në protestat e përjavshme kundër procesit gjyqësor që konsiderohet i montuar dhe i ndikuar nga politik.