KA ARDHUR KOHA QE NE SI EMIGRANT DUHET TE KERKOJME ,TE DREJTEN E VOTES SIPAS KUSHTETUTES.

Foto per Votimet KA ARDHUR KOHA QE NE SI EMIGRANT DUHET TE KERKOJME TE DREJTEN E VOTES SIPAS KUSHTETUTES. Te gjitha forcat politike ne Shqiperi ,sidomos ato kryesore si PD e PS sa here jane ne fushata elektorale menjiher midis premtimeve te tjera tashme te dala boje ( Te pakten deri me sote ) Bejne dhe premtimin se gjoja do ti krijojne kushte per votim edhe emigranteve te shumte te cilet punojne dhe jetojne perkohesishte jasht atedheut. Fakti ka treguar se asnjera nga dy forcat kryesore politike nuk ka dashur ta realizoj kete premtim duke lene jashte votimeve te drejte perdrejta, per shprehjen e vullnetit, te qindra mijra votuesish te cilet ndoshta me votat e tyre do te benin qe te zgjidhej forca e duhur politike per drejtimin e vendit i cili tashme po hyne ne vitin e 25 te nje tranzicioni te stergjatur .. Duket se ka ardhur koha qe intelektualet dhe cdo qytetar i ndjere sadopak patriot per vendin e vete te ndermarin nisma, perse jo dhe protesta per te siguruar te drejten legjitime te shprehjes se vullnetit nepermjet votes se lire te menaxhuar prej vete individit dhe jo nga larot dhe sherbyesit e partive te cilet i perdorin emrat e emigranteve per te ritur apo permbysur rezultatet ne favor te njeres apo tjetres force politike … Mjaft me ai vend nuk e meriton nje qeverisje anareshiste apo qeveritare te paskrupullt qe i ngjasojne personazheve te poezise se te madhit vjershetor,
Ali Asllani. 1939..
Hakerim. …O Burra Hani e pini ore e caste ..Per Cakallin nata e Erret eshte raste e deli rast ….. Te pabreke ju gjeti Dita ,Milioner ju zuri darka … Vargje lapidare te cilat jane super aktuale dhe sote pas 75 vitesh…

Perse nuk zbatohet Kushtetuta !!!!!! Perse jane Ambasadat ,legatat apo zyrat konsullore neper vendet e tjera !!! Pikerishte aty duhet te hapen dhe qendrat e votimit per cdo shtet ku numri emigranteve i kalon 5000.
Neni 45
1. Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.
2. Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor të formës së prerë si të paaftë mendërisht.
3. Të dënuarit që janë duke vuajtur dënimin me heqje të lirisë, kanë vetëm të drejtën për të zgjedhur.
4. Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.