Nik Gjeloshaj i Trijeshjan,
ashtë një burr pa mahan.
Në parllament të Malit Zi,
e çov Malsia për me na pri.
Hyri Nika në parllament,
për drejtësin ky po flet.
Ne jemi Shqiptarë, në Mal të Zi,
e të gjithë ne s’jemi fëmi.
Sjeni shqiptarë ju po na thoni,
e shumë tjera ju po ndroni.
Të gjithë krenar ju këtu po rrini,
por istorin nuk po e dini.
Ne jemi Ilira, jemi Shqiptarë,
në tokë të vet jetojmë krenar.
Kur se dini më duhet me u thanë,
para jush kem arll në Ballkan.
Nuk po i dini ju trojet tona,
edhe Duklja ishte e jona.
Nuk po dini sa u kem durua,
ashtë arll koha për me ndrua.
Nga Ulqini deri në Rozhaje,
tanë shqip folin, në fusha e male.
Të gjithë janë me dy krena,
jemi një komb ne, me dy fena.
Mos na thoni ma se jemi shkije,
as për gjysmë shqiptarë ne skemi nije.
Për ne shumë ka fol lahuta,
jemi të mir ne, mos tu kap tuta.
Mos mëndoni ju për me na marr,
këtë flamur, flamur Shqiptarë.
Ky flamur ashtë la në gjak,
askush s’mundet me llez flak.
Duem Komunën ju me na kthye,
se ju zemrën na e keni thye.
Malsia kërkon me sunua vetin,
kojshi e mir me kanë me tjetrin.
Ska beriqet jo, pa ra shi,
as jetes të mir, pa kojshi.
Ne jemi Shqiptarë Kuq e Zi,
a e kuptove o Mali Zi.


