INTRIGANTËT PARAZIT E SERVILËT MBURRACAK. Shkrim nga : Petrit Aliaj Itali.

Një mik i vjetër i quajtur B.D,kohë më parë më shkruante se;personat e këtij kallëpi nuk janë veçse individë, parazitarë të cilët fryhen lart e posht, e merren me intriga ,shpifin si mjeshtra ngatërrestar e provokatorë të pa skrupuj . -Dikur ,vite më parë në qytetin tim të lindjes në Durrës ,shpjegonte ai,ecja me një shok përgjatë bulevardit kryesor ,kur pa pritur më kap për krahu një ish sindikalist nga miniera e R..duke mu lutur që të bisedoja me një koleg të punës sime me të cilin ishin nga e njejta krahinë, e kohë më parë e kishin caktuar në një post të lart shtetëror. -Për tu dukur e mburrur si person me rëndësi në shoqëri e që ka lidhje me autoritete të larta, sindikalisti nga R..,,shpjegonte mik im ,më afron edhe një shuk parash për ti krijuar mundësinë e të pirit një kafe në restorant “Vollga “ me shokun e ngritur në përgjegjësi.
Pra ,shpjegimi i më sipërm,me pak fjalë më la të kuptoj se ky karrierist, servil e mburravec, kishte arritur të krijonte miqësi të reja falë portofolit të tij dhe indiferentizmit tonë për të ndërhyrë në këto parregullsi të individëve, tipa të cilët fillojnë të ç’edukohen me këtë natyrë pune favorizuese të planeve të tyre egoiste. -Zigmund Frojd në eset e tija mbi psikologjinë e turmave ,shkruan ….”Riorganizimi i instikteve në këtë kategori qytetarësh të lidhur me mungesën e qytetërimit, i kthen ata në egoista, siptomë që ndoshta nuk na habit më pak se poshtërimi që ndihet kaq i fortë i madhështisë së tyre morale……Verbëria me të cilën ka goditur llogjikën e bashkëqytetarëve tanë ,më shpesh dhe më tepër më të mirët, është një dëshmi dytësore që rrjell nga ngacmimi afektiv e i destinuar të zhduket bashkë me të”. (sa mirë do të ishte -autori)
-Në rastin tonë ,rrezikshmëria e kësaj bashkëjetese shoqërore ,sidomos kur krijohen miqësira të reja familiare e rrethohen nga “miq”të cilët përfitimet personale i kanë mëmën e arsyes së tyre,e në veçanti në marëdhënie me tipa mburravecë e të ngjitur si by.. ë e br..kë ,arrijnë të realizojnë insinuata nga më vulgaret me grupime të ndryshme shoqërore e politike ku ata bëjnë pjesë .
Joshja dhe nxitja, janë dy medaljet e errëta që përdoren në trajnimet ndaj këtyre, kokë boshëve me lajkat e atributet që u vishen si të suksesëshëm në qoshet e tyre …të siguruara falë djersës së shoqërisë.
Lidhja e këtij fenomeni bashkëjetese jo homogjene në pikënisje, ka zënë vend si proçedurë e zakonëshme në marëdhëniet tona ekonomike të pakontrolluara ,mbas periudhës post komuniste, ku zagarë zyrtarë ,fanatik e idhtarë të kamufluar shumë teserash ,krijuan një elite multipartiake edhe në emigrim,Kjo elitë të kërcet dhëmbët kur ti i denoncon,i kritikon ,i këshillon apo edhe kur je i detyruar të largohesh prej tyre nga motivet e mësipërme e të pa pranueshme për shoqërinë tonë. -Ata ,më të moderuarit,punojnë në hije .e kokë boshët flasin në emër të tyre,të partisë e grupimeve shoqërore ku militojnë ;aq sa ruajna Zot ,po tju prekësh “Babën”sigurisht e kam fjalën për të parin e partisë së tyre apo të shtetit ,fillojnë e të fyejnë me një zhargon fjalësh,direkt e tërthorazi si qëntë e tërbuar jargë varur. Të tjerë tipa të kamufluar,por rrufjanë e të shkathët, mbas fasadës së parimeve të buzëqeshin me cinizmin e tyre e hidhen në agresivitet ku ndodhen në tribuna .Ndërsa gjithnjë në prag zgjedhjesh,rrëshqasin si hije,trokasin e barisin dyerve të partive më të mëdha e satelite me miqtë e tyre ,kokë bosh e dorëzënës për ti u siguruar karriken në pushtet . -Është një histori që përsëritet në çdo periudhë votimesh në të dy shtetet tona shqipfolëse .

Kosova e mbylli siparin e saj në mes polemikash dhe arrestesh internazionale për të ç’figuruar një luftëtar anti Serb.Ne heshtëm.Shqipëria heshti dhe Mustafa në Prishtinë heshti…. Tani në Shqipëri politikanët tanë i kanë ndezur makinat propogandistike dhe militantët në të gjitha anët i kanë pregatitur listat .Përfaqësueseit e seksioneve të partive politike në rajone të ndryshme të Italisë,ku në të shumtën e rasteve drejtojnë organizata dhe shoqata kulturore janë gati për start të karvaneve me autobuza e avion falas ,me kusht që votën ta hedhin në kutinë e atij që i ka paguar biletën. . Me këtë rast këta sekserë ,arrijnë të mbushin edhe xhepat e tyre me shërbesat ndaj padronëve .Persona të këtij kallëpi me veprimet më tipike e të pa princip,përfitues e servilë të pushteteve janë persona të turmave të thjesha por të strukturuara e me një organizim të lartë. Edhe pse ishin të gjitha mundësitë e votimeve online ,them se ishte e mundur që me pak sforcim në organizim,ne mund të arrinim të kapërxenim këtë sindromë shumë vjeçare që na ka zënë grykën. Ka ardhur koha që ndaj organizimeve të tilla të pa principia dhe prapësive të tyre në marëdhëniet tona shoqërore, na takon të ndeshemi së bashku kundër së keqes ,me pjesën më të papërlyer e të ndershme të shoqërisë sonë e cila aspiron e kërkon drejtësi ,lualitet e zhvillim kombëtar.
-Ndofta ka ardhur koha të organizohet edhe ndonjë konkurs për bashkëpuntorët servilë putha doras ,hipokritë e mburravecë ,manipulues e të manipuluar . Kush e din?Mbase ! Çdo gjë po ndodh në këto kohë ku gëlojnë krimbat me shumicë. I marrtë djalli i marrtë.