Nga Artan Hoxha
Foto per ilustrim.
I pavdekshi Ali Asllani i ka qendisur keto vargje sikur ti kishte shkruar sot ne dreke, per ate qe po u ndodh shqiptareve. Jo se i vodhen, kete ua bejne cdo dite e cast, por se u thone heshtni e mos b’zani. Interpretimi brilant i Reshat Arbanes duket sikur del nga shpirti i nje populli te djegur per drejtesi e ndershmeri….Nese do te kisha mundesi do ua dergoja keto strofa gjithe hakerrim politikaneve tane, nga me i madhi te me i vogli, nga me i gjati te me i shkurtri, nga me i shendoshi deri te me i dobeti, nga me plaku te me i riu. Nese do te mundja do tua instaloja nje qender zeri gjigande, qe tu bucisnin veshet kudo qe ndodhen, nga dera e presidences, te dera e parlamentit, nga dera e kryeministrise e deri te dera e SHQUP-it. Do tua coja kete si pershendetje nga gjithe shqiptaret, ata qe duan te bejne pushime si ju, ne resorte luksoze, po nuk munden. Do tua fusja bokset e zeri qe buron nga shpirti i plasur i ketij populli, ngado qe rrini, hani e pini. Neper makinat tuaja luksoze, qe kushtojne sa nje shkolle e munguar ne Bathore. Sikur te mundja do tua fusja bokset me zerin e popullit, neper apartamentet luksoze dhe vilat rezidenciale, neper dhoma gjumi e poshte jastekeve, qe tu llahtarise deshperimi i nje kombi qe ia keni vrare ndergjegjen, ia keni zene frymen, e keni perdhunuar dhe kerkoni tua dije per nder.
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!
Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!