“Hyjneshat” e skulptores Arjeta Miftari prezantojnë Kosovën në Berlin e Köln.
Arjeta Miftari, skulptorja nga Kosova një vitë më parë surprizoi me një ekspozitë me punimet e saj në skulprurë inspiruar nga bota shpirtërore e femrës që ndër shekuj vjen përtej figurës njerëzore, duke u portretizuar si hyjni. E dashuruar pas artit të skulpturës dhe me synimin për të prekur shpirtin dhe mendjen e publikut të vendit të saj, Miftari e hapi këtë ekspozitë si nisje të një rrugëtimi të gjatë, ndalesa e së cilës do të jetë Berlini dhe Köln.
“URACult Classics” kështu quhet projekti i radhës i URACult, i cili si i një program i pasur kulturorë do të shpalos një pjesë të kulturës dhe artit kosovarë në shtëpinë “Altes Pfanfhaus” në Köln, pjesë e së cilës do të jetë dhe ekspozita e artistetes Arjeta Miftari. “Rrugëtimi i hyjneshave” titullohet ekspozita më të cilën do të prezantohet Miftari, ku 10 vepra të krijuara prej saj janë pjesë e prezantimit. Ekspozita do të hapet fillimishtë në Ambasadën e Kosovës në Berlin më datë 28 shkurt për të vijuar rrugëtimin e saj dhe në qytetin e Köln në muajin mars.
“Janë dhjeta skulptura të krijuara me materialin e polimermeritë, të cilat sjellin për publikun inspirimin tim rreth femrës së mbinatyrshme, e përfytyruar si hyjni fal forcës së saj, “luftës” për dashurinë dhe jetën, thotë Mirftari.
Si një profesioniste e vërtetë, por dhe me sigurinë që e karakterizon Miftari shkon dhe më tej duke premtuar se të ardhurat që do të mblidhen nga veprat e shituara në këto ekspozita ndërkombëtare do të shkojnë për kurimin e fëmijëve me nevoja shëndetsore. Arjeta Miftari
“Unë dua të falenderoj stafin e departamentit të kulturës në Berlin, Shota Bukoshin dhe të gjithë ata që po mundësojnë hapjen e ekspozitave”, bënë me dije Miftari, e cila duket se nuk do të ndalet këtu, pasi shprehet se ka ftesa dhe për ekspozita të tjera si Parisi ,Zvicra, Suedia, Turqia etj.
Shkrim nga :Erjola Azizolli